Ku është? Mirupafshim!
Materialet që ju nevojiten: Disa sende të vogla ose lodra nga shtëpia juaj
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj po mëson të "thotë" atë që ai/ajo do të thotë duke përdorur gjestet e duarve. Ju mund ta vëreni foshnjën tuaj duke e bërë këtë gjë. Mund të argëtoheni me ndonjë lojë të vogël për të inkurajuar foshnjën tuaj që të përdorë këto lloj gjestesh. Filloni duke i treguar foshnjës suaj një send ose lodër të vogël. Thuaj, “Oh, këtu është kukulla juaj. Ku shkoi?” (vendosni kukullën diku ku foshnja juaj nuk mund ta arrijë). Tregoni me gisht nga kukulla dhe thoni: “Ja ku është!” Shikoni nëse foshnja juaj gjithashtu tregon me gisht nga kukulla! Pastaj merreni kukullën dhe veproni përsëri njësoj për sa kohë që fëmija juaj është i interesuar. Ju mund të shtoni një gjest tjetër duke thënë “Thuaji kukullës “mirupafshim!” dhe bëjani me dorë. Udhëzoni foshnjën tuaj t’ia bëjë me dorë gjithashtu duke thënë: “Lamtumirë, kukull!”
Kur fëmija juaj përdor gjeste vetë (për shembull, ai/ajo mund të tregojë me gisht nga disa ushqime që keni përgatitur), ju mund të thoni gjëra të tilla si “Po, i sheh bananet! A dëshiron banane?” Ju po tregoni se e kuptoni komunikimin e foshnjës tuaj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Gjestet kanë kuptim dhe kështu përdorimi i tyre është pjesë e gjuhës dhe zhvillimit të komunikimit të foshnjës suaj. Ai/ajo po mëson gjithashtu se kur përpiqet të komunikojë, ju përgjigjeni. Kjo është si një bisedë e hershme. Këto lidhje gjithashtu ndihmojnë në forcimin e lidhjeve tuaja me foshnjën tuaj dhe mbështesin zhvillimin shoqëror dhe emocional.