Kujdesi dentar për fëmijët e vegjël

Larja e dhëmbëve të fëmijës suaj dy herë në ditë me furçë dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh me përmbajtje të ulët fluori dhe shmangia e ushqimeve dhe pijeve të ëmbla do të parandalojë prishjen e dhëmbëve. Fëmijët kanë nevojë për ndihmë dhe mbikëqyrje në higjienën e rregullt orale dhe dentare. Çojeni fëmijën tuaj te dentisti rregullisht, një deri në dy herë në vit.
Body

Kujdesi dentar

Larja e dhëmbëve me furçë

  • Fëmijët duhet të lajnë dhëmbët rregullisht, me furçë dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh me përmbajtje të ulët fluori.
  • Dhëmbët lahen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Përdorni sasi të vogël paste dhëmbësh, me madhësi sa të bizeles.
  • Në një moment, fëmija do të dëshirojë të marrë pjesë në larjen e dhëmbëve, gjë që duhet të lejohet dhe të mbështetet. Por, nuk do të jetë në gjendje t'i lajë mirë dhëmbët e pasmë dhe do të ketë akoma nevojë për ndihmën tuaj.
  • Tregojini si të pastrojë hapësirat midis dhëmbëve.
  • Inkurajojeni fëmijën të shpëlajë gojën me ujë pas çdo vakti, për të larguar ushqimin e mbetur.

Të ushqyerit

  • Sigurohuni që fëmija të përvetësojë zakone të shëndetshme të të ushqyerit.
  • Shmangni ofrimin e pijeve me sheqer dhe ushqimeve të ëmbla.
  • Kur ka etje, lëreni të pijë vetëm ujë dhe kur t'i jepni lëng, le të jetë pjesë e një vakti ushqimor dhe i bërë me fruta të freskëta.

Vizita tek dentisti

  • Vizitat e rregullta te dentisti do ta ndihmojnë fëmijën të mbajë dhëmbët e shëndetshëm dhe prishjet e mundshme do të riparohet në kohë.  

Çojeni rregullisht fëmijën në kontrolle dentare, një deri në dy herë në vit.