Kujdesi gjenital tek djemtë
Për shkak të strukturës specifike të organeve gjenitale tek djemtë, nevojitet pastrim i rregullt dhe kujdes gjatë mbajtjes së higjienës.
Body
Tek djemtë, lafsha që mbulon kokën e penisit duhet të tërhiqet me kujdes sa më shumë që të jetë e mundur, për të fshirë sekretin e bardhë. Pastrojeni me një copë pambuku të njomur në ujë të ngrohtë. Sekreti i bardhë është normal, nuk keni arsye për t'u shqetësuar. Prodhohet nga gjëndrat dhjamore. Djemtë deri në tre vjeç kanë fimozë fiziologjike, d.m.th. lafsha ngushtohet dhe nuk mund të tërhiqet plotësisht. Lafsha duhet të tërhiqet vetëm aq sa është e mundur pa shkaktuar dhimbje. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe tërhiqeni lafshën përsëri mbi kokën e penisit.