Kur e ndjen se mund ta lëndosh fëmijën tënd
Fëmijët dhe prindërit në rrezik të abuzimit me fëmijët Si prind ndonjëherë është normale të ndiheni se ju sprovohet kufiri i durimit. Mirëpo ndonjëherë mund të jetë edhe më keq. Nëse ndiheni shumë të lodhur, të zhgënjyer nga sjellja sfiduese e fëmijës ose të shqetësuar nëse jeni duke e bërë gjënë e duhur, mund të jetë e vështirë t’i kontrolloni emocionet dhe reagimet tuaja. Mungesa e mbështetjes së mjaftueshme, mund ta sfidojë edhe durimin dhe aftësinë për t’u bërë ballë situatave të këtilla. Ndonjëherë mund të të lodhin problemet personale, emocionale, mjekësore ose financiare dhe ndjeni se nuk mund të kujdeseni si duhet për fëmijën. Ose mund të keni pasur përvoja të vështira në të kaluarën tuaj, siç mund të jetë fëmijëria e palumtur ose ndonjë mungesë e mbështetjes familjare. Këto përvoja të së kaluarës mund të jenë sfiduese për ju si prind. Nëse gjërat kanë dalë jashtë kontrollit për ju dhe ju zemëroheni me fëmijën tuaj – verbalisht ose fizikisht – atëherë ju e rrezikoni ta dëmtoni fëmijën tuaj, madje edhe nëse nuk dëshironi. S'është kurrë në rregull të dëmtosh një fëmijë. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i sigurt dhe i mbrojtur. Çfarë të bësh? Nëse ndihesh se mund ta lëndosh fëmijën tënd, ja çfarë duhet të bësh. Aty për aty:
Kur të jesh më i qetë:
Nëse mendon se mund ta lëndosh fëmijën ose e ke lënduar atë, është e rëndësishme që menjëherë të kërkosh ndihmë. Nëse fëmija ka nevojë për ndihmë mjekësore, telefono ambulancën. Të marrim mbështetje për ta shmangur abuzimin me fëmijët Nëse ndihesh sikur mund ta lëndosh fëmijën dhe i ke njohur këto ndjenja, mund të marrësh masa për ta shmangur këtë rrezik. Ja disa njerëz që mund t'ju ndihmojnë:
Të kërkosh ndihmë është çështje guximi, por gjithashtu tregon se ti:
Mund të të ndihmojë, kur ta kuptosh se nuk je i vetmi prind që je përballë me kohëra të vështira. Çdo mjek, psikolog, këshilltar, punonjës social dhe operator i linjës telefonike ka folur dhe e ka ndihmuar dikë si ju. Profesionistët mund të punojnë me ju dhe t’ju japin ide se si të jeni një prind më pozitiv. Duke kërkuar ndihmë, ju e bëni gjënë më të mirë të mundshme për fëmijën, familjen dhe veten tuaj.
|