Kur është koha për jastëkun e parë
Dihet që foshnjat nuk përdorin jastëk; mjafton që foshnjës t'i vendosni një pelenë pëlhure ose një këllëf të zbrazët poshtë kokës. Shumë foshnje vjellin, kështu që roli i këtij jastëku të improvizuar është në fakt vetëm mbrojtja e shtratit (çarçafët) e foshnjës.
Body
Jastëku i parë
Jastëku i parë mund të përdoret rreth moshës një vjeçare. Disa rekomandime, si:
- për të shmangur pozicionin e gabuar të shtyllës kurrizore, jastëku duhet të jetë i hollë.
- për të shmangur rrëshqitjen e kokës së fëmijës nga jastëku kur ndërron krahun, sipërfaqja e jastëkut duhet të jetë mjaft e madhe.
- për të mbushur hapësirën ndërmjet shpatullave dhe kokës kur fëmija fle në një anën ose për të mbushur hapësirën ndërmjet shtyllës kurrizore cervikale, zverkut dhe shpinës.
- Jastëku të ketë trashësi mesatare, nga 10 deri në 15 centimetra. Standardet ndryshojnë në varësi të vendit, në vendin tonë është standard madhësia e jastëkut 50 × 80 centimetra.
- nga viti i dytë deri në moshën pesë vjeçare, fëmijët rriten dhe zhvillohen intensivisht, më pas mund të përdoret jastëk pak më i trashë.
- nuk kanë nevojë për jastëkë anatomikë.
- përdorimi i jastëkëve me materiale moderne anti-alergjike, larja e rregulltë dhe ndërrimi i tyre çdo vit.
- nëse fëmija nuk dëshiron të përdorë jastëk, nuk është rehat, e largon atë nga koka, nuk duhet të insistoni ta përdor atë.