Kur fëmijët kërkojnë gjëra: si të përgjigjeni në mënyrë konstruktive

Pikat kryesore: Kur fëmija kërkon diçka, dëgjoni dhe mendoni para se të përgjigjeni. Nëse ju duhet të thoni “jo”, përpiquni së pari të negocioni dhe gjithmonë jepni një arsye për refuzimin. Vetëm mënyra se si i përgjigjen kërkesave të fëmijëve tuaj, ua mëson atyre komunikimin, respektin dhe kompromisin.
Body

Kërkesat e fëmijëve: pse është e rëndësishme të përgjigjemi në mënyrë konstruktive

Fëmijët kërkojnë gjëra gjatë gjithë kohës - për shembull, “A mund të luaj në iPad tim?” ose “A mund ta pjek një tortë?”

Disa kërkesa janë të lehta për t’u trajtuar - për shembull, “Po, është mirë të luash në iPad tënd”. Kërkesat e tjera janë më të vështira. Për shembull, nëse fëmija juaj dëshiron të gatuajë, mund të mendoni për sigurinë në kuzhinë ose kush është përgjegjës për pastrimin më pas.

Kur fëmija juaj kërkon diçka, është mundësi për ta ndihmuar atë të mësojë të komunikojë mirë dhe t’i menaxhojë emocionet - pavarësisht se çfarë përgjigje keni ndërmend të jepni.

Përgjigja ndaj kërkesave

Hapat e mëposhtëm mund të jenë të dobishëm kur fëmija juaj kërkon gjëra, pavarësisht nëse planifikoni të thoni po, jo ose ndoshta.

1. Bazoni përgjigjen tuaj të parë në mënyrën se si pyet fëmija juaj
Nëse fëmija juaj pyet me mirësjellje, lëvdojeni fëmijën tuaj për përdorimin e sjelljeve të mira. Kjo dërgon mesazhin se gjithmonë do t’i kushtoni vëmendje kur fëmija juaj përdor sjellje të mira - edhe nëse nuk thoni “po” gjithmonë.

Nëse fëmija juaj bën kërkesë të mërzitshme, ankohet, kërkon ose kërcënon, tregojini fëmijës tuaj, që ju duhet të dëgjoni disa sjellje të mira. Për shembull, ju mund të thoni, “Sasha, të lutemi përdore zërin tënd të qetë” ose “A mund të më pyesësh në mënyrë më të këndshme, të lutem?”

2. Dëgjoni
Ndani një moment për të kuptuar se çfarë kërkon fëmija juaj. Tregoni se keni dëgjuar dhe kuptuar - në këtë mënyrë, fëmija juaj do të ketë më shumë gjasa ta pranojë përgjigjen tuaj. Mund të ndihmojë gjithashtu nëse tregoni pak ndjeshmëri edhe nëse nuk thoni, gjegjësisht nuk planifikoni të thoni “po”. Për shembull, “Oh, unë mund ta paramendoj pse do ta doje atë. Sa bukur”.

3. Bën një ndërprerje dhe vendos
Një pauzë e shkurtër ju jep një shans për të menduar për kërkesën. Gjithashtu i dërgon fëmijës tuaj mesazhin se po mendoni pak për të. Pyetni veten: “A kam nevojë të them jo, apo mund të them po? Nëse nuk them po, a mund të negocioj?”

Shpesh, do të jeni në gjendje të thoni “po”. Në raste të tjera, mund të jeni në gjendje të negocioni me fëmijën tuaj dhe të gjeni një zgjidhje që të dy mund ta pranoni. Sido që të jetë, përgjigjet e qëndrueshme dhe të drejta nga ju do ta ndihmojnë fëmijën tuaj ta mësojë mënyrën më të mirë për të kërkuar gjëra.

Kur keni nevojë të thoni jo

Të thuash jo mund të jetë e vështirë - në fund të fundit, ju doni ta bëni fëmijën tuaj të lumtur. Por ndonjëherë fëmijët nuk mund të kenë atë që e duan. Ja se si të thoni “jo” dhe të funksionojë për ju:

  • Së pari tregoni arsyen tuaj. Nëse keni vendosur të thoni “jo”, jepni arsyet tuaja së pari. Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj ta kuptojë vendimin tuaj. Nëse fëmijët ndihen të zhgënjyer sepse ju keni thënë “jo”, ata mund të mos e marrin parasysh arsyen. Për shembull, “Ne nuk kemi kohë për një shëtitje vërdallë tani. Do ta bëjmë herën tjetër”.
  • Përmbajuni vendimit tuaj. Nëse e ndryshoni mendimin, fëmija juaj do të mësojë se “jo” nuk është përfundimtare dhe se ia vlen të debatojë me ju. Nëse dorëzoheni kur fëmija juaj sillet keq, ai/ajo do të mësojë se kjo është një mënyrë për ta marrë atë që e dëshiron.
  • Ofroni diçka tjetër, nëse mundeni. Për shembull, “Unë nuk mund ta blej këtë sepse është shumë e shtrenjtë. Le të shkojmë në shtëpi dhe të bëjmë ushqimin tonë së bashku”.
  • Jepini fëmijës suaj përgjigje konstruktive. Nëse fëmija juaj pranon “jo” për një përgjigje, jepni shumë lavdërime. Për shembull, “Më pëlqeu shumë mënyra sesi thua “Në rregull” kur unë thashë "jo”. Ose “Ishte mirë se si e punuam atë së bashku”.

Të jesh në gjendje ta pranosh “jo” për një përgjigje është një aftësi e rëndësishme shoqërore dhe emocionale. Është pjesë e ndihmës për fëmijët, që të mësojnë se si të vetë-rregullohen dhe ta përballojnë zhgënjimin. Thënia “jo” fëmijës suaj gjithashtu i tregon atij se kur dhe si të jetë pohues.

Reduktimi i nevojës për të thënë jo

Një nga mënyrat më të mira për ta ndihmuar fëmijën tuaj të mësojë se si ta përballojë përgjigjen “jo” është të mos e thuash shumë. Kur nuk thoni “jo” për vendimet që kanë vërtet rëndësi, fëmija juaj do ta marrë atë më seriozisht.

Këtu janë disa ide për të zvogëluar numrin e herëve që thoni “jo”:

  • Vendosni disa rregulla themelore. Për shembull, para se të bëni pazar, flisni me fëmijën tuaj pse po shkoni. Lëreni fëmijën tuaj të dijë se çfarë prisni dhe rregullat për të kërkuar gjëra. Kjo mund ta zvogëlojë numrin e herëve, që ju duhet të thoni jo. Për shembull, “Do të hamë një ushqim të lehtë kur të kthehemi në shtëpi nga dyqani”, ose “Nuk lejohen kërkesa në këtë shkuarje në treg”.
  • Thuaj “po” nëse mundesh. Për shembull, “Në rregull, Xhorxhi mund të vijë pas shkollës nëse e lejon babai i tij”.
  • Negocioni në vend që të thoni jo - por vetëm nëse fëmija juaj është i gatshëm të negociojë dhe të bëjë kompromis gjithashtu. Për shembull, “Nuk mund të shkojmë në park sot, por mund të shkojmë nesër”.

Fëmijët mësojnë të parashikojnë atë për të cilën prindërit e tyre do të thonë “po”, bazuar në përvojën e kaluar. Do të thotë se ata bëhen më bindës dhe gjithashtu do të thotë që ju duhet t’i kushtoni vëmendje dhe të jeni konsistent kur thoni “po”.

Kërkimi i gjërave në mosha të ndryshme

Fëmijët shpesh e komunikojnë në mënyra të thjeshta atë që e duan. Për shembull, ata mund të bëjnë zhurma ose ta tregojnë atë që duan. Por kur thoni jo, të vegjlit mund ta kenë vështirë ta menaxhojnë zhgënjimin. Nevrikosja është një përgjigje normale kur thoni “jo”, sepse të vegjlit ende e  zhvillojnë vetë-rregullim dhe aftësinë gjuhësore.

Deri në moshën shkollore, fëmijët kanë më shumë aftësi gjuhësore, të cilat mund t’i përdorin për të negociuar dhe bërë kompromis kur kërkojnë gjëra. Nga mosha tetë vjeçare, mund të prisni disa argumente bindëse se pse duhet ta lini fëmijën tuaj të ketë ose të bëjë diçka!

Kur i thoni jo fëmijës tuaj të moshës shkollore, ai do të zhgënjehet, por ka më pak të ngjarë të ketë zemërim sesa një fëmijë më i vogël. Kjo ndodh sepse ai/ajo e ka mësuar më shumë vetë-rregullim dhe e kupton pse po thoni jo.