Kutia

Materialet që ju nevojiten: Letra me ngjyrë ose letër shkëlqyese me ngjyrë; një kuti ose një enë. Nëse nuk keni letër me ngjyrë, mund të përdorni lodrat e fëmijës suaj.

Çfarë mund të bëni së bashku: Përpara se të filloni, përgatisni vendin ku do të luani me fëmijën tuaj, duke u siguruar që vendi është sa më i rehatshëm dhe i sigurt. Ju mund të ulni fëmijën tuaj para jush në një tapet, në një karrige ose në krevat.

Vendosni letrat me ngjyrë shkëlqyese ose letrat e thjeshta me ngjyra, brenda kutisë dhe filloni të luani me fëmijën tuaj duke i treguar asaj/atij që keni letra të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Më pas ftojeni atë për të marrë letrat nga kutia dhe lëreni që të zbulojë format dhe ngjyrat e tyre. Pastaj mësoni fëmijën tuaj që t'i mbajë ato brenda në kuti. Ju mund ta motivoni atë, duke e shoqëruar aktivitetin me një këngë.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet, ju do të inkurajoni fëmijën tuaj që të tregojë kuriozitet për gjërat rreth tij/saj. Gjithashtu, fëmija juaj zhvillon aftësitë motorike të mëdha dhe të vogjël.