Kutia ime e veçantë

Materialet që ju nevojiten: Një kuti që nuk e përdorni. Është e preferueshme që kutia të ketë një kapak, në mënyrë që fëmija juaj mund ta hapë dhe ta mbyllë atë; objekte të vogla të ndryshme për të cilat ju nuk keni nevojë, të cilat mund t'i vendosni në kuti. Sigurohuni që ato janë të sigurta për foshnjën tuaj. Mund të përdorni disa nga lodrat e foshnjës suaj, ose objekte që keni në shtëpi. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Tregojani fëmijës tuaj kutinë, hiqni kapakun e saj dhe suprizohuni. “Oh, shiko se çfarë ka këtu! Kjo është kutia jonë e veçantë, dhe brenda ka gjëra të veçanta. Le të luajmë me ato!” Pastaj mund t'i tregoni (nëse është e nevojshme) sesi i merrni objektet një nga një dhe i nxirrni nga kutia, apo i vendosni përsëri aty. Do të ishte më gazmore për fëmijën, nëse disa prej objekteve bëjnë edhe tinguj si për shembull, lugët. Lëreni fëmijën tuaj të ulet dhe të luajë siç ai/ajo dëshiron dhe ju thjesht qëndrojini afër. 

Sigurohuni që të mbani kutinë me objekte, në të njëjtin vend në mënyrë që fëmija juaj të gjejë kutinë dhe të luajë me to mënyrë të pavarur.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Këto aktivitete e ndihmojnë fëmijën tuaj që të aftësohet në përdorimin e muskujve të gishtërinjve dhe duarve të tij/saj. Gjithashtu, përmirësohet zhvillimi njohës, pasi ai/ajo planifikon se çfarë duhet të marrë dhe të ri-vendosë në kuti, si dhe kupton sesi gjërat përshtaten së bashku.