Larja e dhëmbëve të fëmijëve: me fotografi
Rreth dhëmbëve të fëmijëve
Dhëmbët e qumështit mund të dalin në çfarëdo radhe. Të 20 dhëmbët e qumështit kompletohen zakonisht pas moshës tre vjeçare. Filloni të pastroni dhëmbët e fëmijës sapo të dalin. Përdorni furçë të vogël dhëmbësh, të butë ose një tufetë (petë pambuku) për pastrimin e fytyrës, të pastër dhe të lagur për të pastruar mishrat e dhëmbëve nga të gjitha anët e secilit dhëmb.
32 dhëmbët e moshës së rritur zëvendësojnë dhëmbët e qumështit nga mosha 6 deri në 20 vjeç. Mbikëqyrni dhe ndihmoni pastrimin e dhëmbëve të fëmijëve deri në moshën 8 vjeç. Pastrojani dhëmbët dhe mishrat dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje para gjumit.
Larja e dhëmbëve: fillimi i procedurës
Nën 18 muaj, përdorni vetëm ujë për pastrimin e dhëmbëve. Nga 18 muaj deri në 6 vjeç, përdorni sasi të vogël (sa një bizele) të pastës së dhëmbëve që ka nivel të ulët fluori. Nga 6 vjeç, përdorni sasi sa bizelja me pastë dhëmbësh me fluor që është për të rritur. Përdorni furçë dhëmbësh të butë dhe të vogël për fëmijë.
.
Uluni ose qëndroni pas fëmijës suaj në një vend me ndriçim të mirë, preferohet përpara pasqyrës. Kjo e lejon fëmijën tuaj të shohë se çfarë po bëni. Është më e lehtë të ulësh foshnjat dhe fëmijët e vegjël në prehër.
Përdorni dorën tuaj të lirë për të mbajtur mjekrën e fëmijës suaj. Kërkojini atij/asaj të hapë gojën dhe të thotë 'aa'. Shihni se a ka shenja të prishjes, si vija të bardha ose njolla kafe në dhëmbë afër mishit të dhëmbëve. Kontrolloni për grumbullimin e gurëve në dhëmbë rreth vijës së mishrave të dhëmbëve.
Larja e dhëmbëve: hapat
Me lëvizje të vogla rrethore, lani të gjitha anët e secilit dhëmb dhe mishrat e dhëmbëve. Lani mbrapa dhe përpara në të gjitha sipërfaqet e përtypjes.
.
Kur të përfundojë larja, fëmija juaj duhet të pështyjë pastën e dhëmbëve të mbetur, por mos ia shpëlani gojën. Shpëlajeni furçën dhe vendoseni në një vend të pastër që të thahet.
.
Shmangni dhënien e ushqimeve ose pijeve me sheqer fëmijës suaj. Shmangni dhënien e shishes me qumësht gjiri ose formulë në shtrat. Largoni gjithmonë shishet pas ushqyerjes.