Le të luajmë kukafshehti!

Materialet që ju nevojiten: asnjë

Çfarë mund të bëni së bashku: Kjo lojë mund të luhet edhe vetëm me dy lojtarë. Vendosni së bashku deri në sa do të numëroni përpara se të hapni sytë dhe njëri nga ju do të kërkojë për personin tjetër. Për të zgjedhur deri në sa do numëroni bazohuni në moshën e lojtarëve dhe hapësirën në dispozicion. Për të filluar, njëri nga lojtarët do të mbyllë sytë, ose do të mbështetet te një mur me sytë e mbyllur, dhe do të numërojë deri në numrin e rënë dakord, duke e shoqëruar me frazën: "Gati apo jo... ja ku po vij!" 

Deri në këtë moment të gjithë lojtarët e tjerë që do fshihen janë pozicionuar dhe fshehur në vendet përkatëse, si dhe nuk mund të ndryshojnë vendin ku janë fshehur derisa të gjenden. Lojtari që 'mbyll sytë' duhet të gjejë lojtarët një nga një, si dhe duhet të punojë i vetëm për të gjetur lojtarët e mbetur. Lojtari i fundit që gjendet është fituesi dhe do të mbyllë sytë herën e ardhshme.

Ka shumë veprime të kësaj loje, të cilat mund të jenë argëtuese për t'u eksploruar. Në disa lojëra, lojtarët që janë gjetur tashmë mund të ndihmojnë lojtarin që të gjejë personat e mbetur. Një tjetër version  është loja e sardeleve ku vetëm një person fshihet dhe më pas të gjithë lojtarët e tjerë e kërkojnë atë secili më vete, dhe sapo e gjejnë i bashkohen atij/asaj për tu fshehur me të. Ju mund të krijoni veprimet  tuaja dhe të argëtoheni duke luajtur këtë lojë si brenda ashtu edhe jashtë! 

Fakt interesant: Grekët e lashtë luanin një lojë të ngjashme me lojën Kukafshehti që në shekullin 2 p.e.s! 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lojë klasike për fëmijë përdor aftësi të tilla si numërimi, vrapimi, fshehja dhe vëzhgimi. Është argëtuese për të gjithë familjen, pasi nuk kërkon një strukturë të caktuar dhe mund të përfshijë aq lojtarë sa të doni!