Le të luajmë me kukulla

Materialet që ju nevojiten: Një kukull ose një kafshë e mbushur apo ndonjë gjë e ngjashme; Disa materiale të tjera si një filxhan i vogël dhe një batanije ose rroba; Çdo gjë tjetër që fëmija juaj mund të përdorë për të luajtur "bëjmë sikur".

Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj ka filluar të “luajë bëjë sikur” ose "lojë me role" - duke përdorur objekte për të krijuar skena të thjeshta që janë të njohura për fëmijën tuaj. Ju mund të mbështeteni këtë lojë në një mënyrë sa më të thjeshtë. Uluni me fëmijën tuaj, merrni një kukull të preferuar, ari të butë ose lodër tjetër të ngjashme (të bëra edhe nga çorape dhe rroba) dhe bëni sikur kukulla është foshnjë. Ju mund ta përqafoni kukullën, të këndoni një këngë të vogël, ta “ushqeni” me një filxhan, ose ta vendosni në një shtrat imagjinar - mund të bëni çdo gjë, por duhet ta mbani sa më thjeshtë. Vendoseni kukullën poshtë dhe shikoni se çfarë bën fëmija juaj. Ai/ajo mund t'ju imitojë ju ose mund t'i përdorë materialet në një mënyrë të ndryshme. Ju mund të përshkruani se çfarë po bën fëmija juaj — “Oh, a ka nevojë fëmija yt  për gjum? A jeni duke i thënë natën e mirë!” Vazhdoni të luani për aq kohë sa fëmija juaj është i interesuar.  Lini materialet ku fëmija juaj mund t'i gjejë dhe t'i përdorë ato përsëri vetë. Herë pas here shtoni materiale të reja për të mbajtur atë gjithmonë të  interesuar.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Kjo lloj loje stimulon aftësitë e të menduarit të fëmijës suaj, pasi ai/ajo përdor një objekt (si p.sh. një ari i vogël lodër) sikur është një tjetër (si p.sh. një fëmijë i vërtetë). Ky lloj i të menduarit ndërton themelet për kompetencat e mëvonshme akademike. Gjithashtu, stimulon kreativitetin dhe imagjinatën, si dhe forcon lidhjet tuaja me fëmijën ndërsa kaloni kohë në aktivitete të kënaqshme dhe interaktive.