Le të peshkojmë!

Materialet që ju nevojiten:  një lodër e fëmijës suaj si për shembull, një kukull, arush pellushi  etj. (nuk duhet të jetë shumë i rëndë); litar ; shirit ngjitës; batanije.  

Çfarë mund të bëni së bashku:  Për të filluar këtë aktivitet, përgatitni paraprakisht materialet që do të përdorni. Lidheni njërin skaj të litarit me një lodër që keni zgjedhur. Vendoseni lodrën nën batanije në dysheme, duke lënë të ekspozuar vetëm litarin. Uleni fëmijën tuaj përpara litarit, dhe lini kohë kuriozitetit për ta inkurajuar atë që ta tërheqë litarin. Ndërkohë që fëmija tërheq litarin bëjini pyetje të tilla si: “Çfarë është? A është kukulla jote? Tërhiqe litarin për të parë se çfarë është! Është një surprizë!” (ju lutemi hiqni çdo shirit ngjitës nga lodrat).

Vëzhgoni sesi fëmija përpiqet të tërheqë litarin. Nëse fëmija nuk e bën lojën, mund të modeloni ju aktivitetin dhe më pas fëmija ju imiton juve.

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Ky aktivitet do ta ndihmojë fëmijën tuaj që të kontrollojë lëvizjet e duarve të tij/saj, ndërkohë që e ndihmon atë të kuptojë konceptin e 'vazhdimësisë së objektit'.