Lodra ime e parë: Rrake me muzikë

Materialet që ju nevojiten: Një rrake pellushi (e butë) për foshnja; Një sipërfaqe e butë ose vend ku të ulni foshnjën tuaj. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Foshnjat i pëlqejnë shumë këngët, pasi ato në mënyrë argëtuese i prezantojnë me botën e tingujve dhe gjuhës. Duke bërë këtë aktivitet, ju do të ndihmoni fëmijën tuaj që të identifikojë tingujt në mjedisin përreth.

Para fillimit të aktivitetit, përgatisni vendin ku do të luani. Hiqni çdo gjë që mund të shpërqendrojë fëmijën tuaj. Për të filluar, duhet të keni në dorë lodrën e foshnjës suaj, një rrake me muzikë.

Tani vendoseni fëmijën tuaj në një sipërfaqe të butë ose në vendin e tij/të saj. Mbajeni rrakenë përpara foshnjës dhe shkundeni butësisht. Kini kujdes që mos ta shkundni shumë dhe të krijoni tinguj të frikshëm për foshnjën.

Ndërsa shkundni rrakenë, këndoni një ninullë ose mund të provoni rimën si më poshtë:

Xhaxhi Miri kishte një fermë, I-A-I-AO

Dhe në atë fermë, ai kishte disa rosa, I-A-I-AO

Me një kuak-kuak këtu, dhe një kuak-kuak aty

Dhe një kuak, kudo dëgjohet kuak-kuaak!

Xhaxhi Miri kishte një fermë, I-A-I-AO

Këtë rimë mund ta përdorni duke përfshirë kafshë të ndryshme, p.sh. qentë, macet etj. Sigurohuni që fëmija juaj të shikojë lodrën dhe vini re nëse ajo ka tërhequr vëmendjen e tij/saj. Nëse po, lëvizni rrakenë nga njëra anë në tjetrën duke e kënduar përsëri këngën. Kështu, fëmija juaj mund të kthejë kokën në drejtim të zhurmës.

Lëvizni me rrakenë me muzikë në kënde të ndryshme të dhomës, dhe vëzhgoni fëmijën tuaj ndërsa ndjek tingullin me lëvizjen e kokës. Kini kujdes që të mos bëni melodi me lodrën, në vende që mund të rrezikojnë qafën e foshnjës nëse e kthen kokën.

Nëse e kuptoni që fëmija juaj shfaq interes dhe gatishmëri, mund t'i jepni edhe atij/asaj në dorë një rrake me muzikë, që të eksperimentojë me të. Ndërsa, ai/ajo luan ju mund ta shoqëroni foshnjën duke kënduar vjersha, ninulla apo këngë.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Truri i foshnjës zhvillohet dhe rritet falë informacionit që merr nga mjedisi. Ekspozimi i tij ose i saj me tinguj të ndryshëm do ta ndihmojë atë që të identifikojë, të dallojë dhe të gjejë tingujt, si dhe  të lëvizë qafën dhe kokën e saj/tij.