Lodrat e foshnjës së sapolindur: tremujori i parë
Lodra të foshnjës të sapolindur
Kah fundi i muajit të parë, lodrat adekuate janë:
Lodra për foshnje deri në 3 muaj Periudha e muajve të dytë dhe të tretë karakterizohet nga periudha më të gjata të zgjimit. Gjithnjë e më shpesh, fëmija i vendos duart e tij/saj në gojë si dhe luan me trupin e tij/saj dhe pjesët e trupit:
Vendosni lodra më të mëdha në gjoksin e fëmijës, në mënyrë që ai/ajo t’i vendosë duart e hapura mbi ta dhe t’i tërheq ato në gojën e tij/saj. Mbajeni një lodër në mënyrë që ai/ajo ta prekë atë dhe ta kap atë me këmbët e tij/saj. Vendoseni kokën në gjoksin e fëmijës në mënyrë që ai/ajo të mund t’i kap flokët tuaj, ose mjekrën e babait; kjo siguron stimulim të fortë për t’i hapur grushtet dhe për t’i kapur gjërat. Vendoseni fëmijën në barkun e tij/saj. Për të siguruar stabilitet, mund ta mbështillni një peshqir dhe ta vendosni nën gjoksin e fëmijës. Gjithmonë vendosni bërrylat e tij/saj para vijës së shpatullave, e cila siguron një pozicion të qëndrueshëm në bark dhe i lejon fëmijës t’i hapë lehtë duart e tij/saj për t’i ndjerë lodrat. Lëvizni lodrën ngadalë në fushën e shikimit të fëmijës. Lëvizni lodrën më afër në mënyrë që ai/ajo të mund ta ndjejë atë. Kjo është gjithashtu koha e duhur për: rraketake, topa, katrorë me struktura të ndryshme, që lëshojnë tinguj të butë dhe të cilat fëmija mund t’i vendosë në mënyrë të sigurt në gojën e tij/saj. Luani me fëmijën tuaj kur ai/ajo është aktiv dhe i zgjuar. Nëpërmjet lojës në këtë periudhë, ju e lehtësoni:
|