Loja e tingujve motivues

Materialet që ju nevojiten:  Kuti, kovë ose vaskë të vogël për fëmijë; objekte të madhësive të ndryshme.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Para se të filloni, përgatitni hapësirën ku do luani me fëmijën tuaj - mos harroni se duhet të jetë e rehatshme dhe e sigurt. Uleni fëmijën tuaj në një karrige ose në dysheme mbi një tapet të butë ose batanije. 

Së pari, lëreni fëmijën që të njihet me objektet dhe më pas tregojini se do i hidhni ato në një kovë. Çdo herë që një objekt hidhet brenda në kovë, bëni një tingull motivues dhe nxisni fëmijën që ta përsërisë atë. 

Nëse një objekt nuk arrin që të hidhet brenda në kovë, mund të bëni tinguj befasues dhe të inkurajoni fëmijën që të mirëpresë gabimet. 

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Me këtë aktivitet, ju do të ndihmoni fëmijën që të zhvillojë koordinimin sy-dorë dhe të njihet me objekte të ndryshme kur i merr dhe i hedh brenda në kovë.