Loja "Të gjejmë emrat e kafshëve"
Materialet që ju nevojiten: Asnjë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Personi i parë fillon lojën duke thënë: “Po mendoj për një kafshë që fillon me shkronjën...”. Pastaj, personat e tjerë me radhë fillojnë duke bërë pyetje, në mënyrë që të identifikojnë këtë kafshë. Ata mund të bëjnë pyetje, për aq kohë sa përgjigja mund të jetë vetëm “po” ose “jo”. Për shembull, a ka kafsha katër këmbë? A ka një bisht? A është kafsha një gjitar? A mund të fluturojë? Sapo ju të gjeni se për cilën kafshë bëhet fjalë, ju mund të ndërroni rolet. Dëshironi ta bëni edhe më të vështirë? Mos i tregoni lojtarëve shkronjën e parë të emrit të kafshës që po mendoni!
Përfshini kafshët në rrezik zhdukje, për t'a bërë lojën edhe më të vështirë!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmijët që janë të pasionuar pas kafshëve, do kenë mundësi të provojnë njohuritë e tyre në këtë lojë hamendësimi. Ata do të duhet të përdorin aftësitë e tyre investiguese, që të kuptojnë kafshët mister, duke përfshirë aftësitë e të menduarit kritik dhe njohuritë e tyre mbi kafshët.