Loja Thesari
Aplikacioni Thesari është zhvilluar dhe ofrohet nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim përmes mbështetjes nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe është financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e aplikacionit është përgjegjësi e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillimin dhe nuk reflekton medoemos pikëpamjet e Bashkimit Evropian...
Thesari është një aplikacion që është dizajnuar që të krijojë një mjedis stimulues, kreativ dhe argëtues për fëmijët e moshës 0-6 vjeç, në fushën e matematikës dhe gjuhës e leximit. Aplikacioni i jep mundësi fëmijës që të praktikojë njohuritë duke u sfiduar edhe me detyra të cilat kërkojnë mbështetjen e prindërve/kujdestarëve ligjor. Gjatë realizimit të këtyre lojërave është e rekomandueshme që fëmija të shoqërohet nga prindërit/kujdestarët ligjor, me qëllim të rritjes së bashkëveprimit në mes tyre dhe që fëmija të ketë mbështetjen e nevojshme kur i duhet.
Aplikacioni gjithashtu mund të përdoret edhe nga edukatoret/ët kur ata/ato e konsiderojnë të nevojshme në mënyrë plotësuese në procesin e zhvillimit të aktiviteteve edukative në fushën e matematikës dhe gjuhës e leximit.
Aplikacioni është zhvilluar për të mbështetur prindërit/kujdestarët ligjor që të angazhohen në praktika stimuluese të zhvillimit përmes lojërave bashkëvepruese të cilat mbështesin të nxënit e fëmijëve që në moshë të hershme.
Ky aplikacion përmban dy lojëra online të cilat janë nga dy fusha: matematikë dhe gjuhës dhe lexim.
Përmbajtja e të dy lojërave është krijuar nga ekspert të fushës së zhvillimit dhe edukimit të hershëm.
Loja nuk mund të përdoret nëse nuk ka internet dhe përdoruesi duhet të ketë çasje në internet për të ruajtur rezultatet e lojës.
Shkarkoni lojën për sistemin operativ Android në këtë vegëz dhe lejoni që Thesari të ju shoqërojë ju dhe fëmijët tuaj në zhvillim dhe edukim përmes lojës!