Lojëra me pasqyra: "Askush nuk duket si unë"
Materialet që ju nevojiten: Një pasqyrë e madhe në mur, ose një pasqyrë e vogël e pathyeshme (si lodër).
Çfarë mund të bëni së bashku: Si bëhet kjo: Lejoni foshnjën të shohë veten në pasqyrë. Vendosni një pasqyrë të pathyeshme pranë krevatit të foshnjës ose karriges së ndërrimit, në mënyrë që foshnja të shohë veten ose në të. Filloni të flisni dhe trokitni lehtë pasqyrën në mënyrë që foshnja të shikojë. Thuaj “Shiko, aty është [emri i foshnjës suaj]”.
Pas një kohe, foshnja do të kuptojë se është reflektimi i saj/tij. Lejoni foshnjën të trokasë në pasqyrë dhe të drejtojë gishtin drejt vetes në pasqyrë.
Shikoni në pasqyrë së bashku me foshnjën tuaj - buzëqeshni dhe bëjani me dorë në pasqyrë. Buzëqeshni dhe bëni shprehje qesharake të fytyrës së bashku përderisa shikoheni në pasqyrë. Me buzëkuq ose shkumës me ngjyrë, rrethoni vendin ku fëmija juaj pasqyrohet në pasqyrën e madhe, inkurajojeni atë të prekë atë vend me gishta dhe të njollosë pasqyrën me dorë, të hulumtojë dhe kuptojë ndryshimet. Ndiqni gjithçka që bën foshnja me tinguj dhe komente pozitive e inkurajuese, flisni me foshnjën rreth asaj që po bën, çfarë po ndodh, kush është në pasqyrë, përsëritni emrin e foshnjës dhe tregoni fytyrën e tij/saj në pasqyrë. Përsëriteni të njëjtën gjë me veten tuaj në pasqyrë. Tregoni me gisht nga vetja juaj, emërojeni - është mami ... kjo është ... (përsëritni emrin e fëmijës). Ndërsa fëmija juaj rritet, ju do të shihni se ai/ajo fillon të njohë emrin e tij/saj. Përdoreni atë shpesh.
Para pasqyrës, ju gjithashtu mund të luani lojëra të fshehjes ose “ku është [emri i foshnjës]?” me foshnjën. Ai/ajo gjithmonë do të gëzohet dhe do të buzëqeshë kur të shohë veten dhe/ose ju përsëri pas shallit që po hiqni.
Kur foshnja fillon të rrotullohet ose zvarritet në barkun e tij, luajeni lojën “eja më kap”. Lëreni foshnjën të largohet pak, dhe pastaj ndiqeni dhe përqafojeni pasi ta kapni.
Këto aktivitete mund t'i përdorni në të gjitha rastet kur keni një pasqyrë të bukur e të madhe para jush, por edhe në lojëra të tjera në dysheme, në krevat fëmijësh, në shtrat të madh, përderisa jeni duke pritur në zyrën e mjekut, etj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Këto lojëra janë kaq interesante për foshnjën, ndërsa në të njëjtën kohë inkurajojnë zhvillimin e një imazhi të vetvetes, pamjes së jashtme dhe vendit në mjedis.