Luaj me kukullën time
Materialet që ju nevojiten: Ndonjë kukull ose kafshë e punuar vetë (mund të jetë shumë e thjeshtë, e bërë në shtëpi); disa sende të tjera si një copë e vogël pëlhure, dhe një lugë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, aftësia e fëmijës suaj për të synuar me arritë diçka më shumë, rritet me ritëm të shpejtë. Shumë aktivitete mund të nxisin këtë lloj të menduari imagjinativ. Një ide është të kaloni kohë duke e përfshirë fëmijën tuaj në lojë me kukullën e tij/saj ose kafshën e mbushur. Fëmija juaj mund ta marrë atë dhe të fillojë (për shembull) të pretendojë se e vë kukullën në gjumë. Por nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë filloni duke thënë diçka si: "Oh, kukulla juaj (ose ariu) është i/e përgjumur, duket sikur dëshiron të flejë, le ta vëmë atë në gjumë." Mund ta filloni ju, por lërini fëmijën tuaj të marrë drejtimin sapo të fillojë apo të vazhdoj. Largohuni ngadalë dhe shikoni se çfarë bën fëmija juaj me kukullën/kafshën e mbushur dhe disa materiale. Ju mund të komentoni për atë që ai/ajo po bën, por gjithashtu mund të shijoni imagjinatën e fëmijës suaj!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Aftësia për të imagjinuar dhe për t'u përfshirë në lojë imagjinare mbështet aftësitë e të menduarit të fëmijës tuaj dhe është emocionalisht shumë e kënaqshme. Loja është mënyra më e rëndësishme që fëmijët mësojnë për botën në vitet e fëmijërisë së hershme. Çdo ditë, ju mund të inkurajoni lojën e supozuar të fëmijës suaj me materiale të thjeshta dhe disa ide.