Mbështetja e vëllezërve dhe motrave të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Mbështetja e fëmijës suaj me zhvillim tipik Zakonisht fëmijët me zhvillim tipik kanë një sërë ndjenjash për vëllezërit dhe motrat me aftësi të kufizuara. Këta fëmijë gjithashtu duhet të ndiejnë se ata janë po aq të rëndësishëm për ju sa fëmija juaj me aftësi të kufizuara - që ju kujdeseni për ta dhe atë që po kalojnë. Këtu janë dhënë disa ide për mbështetjen e fëmijëve në zhvillim tipik. Lartësoni marrëdhënien vëllazërore të fëmijës tuaj me zhvillim tipik Kur shikoni gjërat që fëmija juaj i ka ëndja t’i bëjë me vëllain ose motrën e tij me aftësi të kufizuara, ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të përqendrohet në gjërat pozitive. Për shembull, mund të vini re se fëmijët tuaj buzëqeshin dhe qeshin kur luajnë së bashku me makina. Mund të thuash, “Visar, ti po buzëqesh, derisa luan me makina me vëllain tënd. Duket se kjo të bën të lumtur”. Flisni për ndjenjat me fëmijën tuaj me zhvillim tipik Kur e inkurajoni fëmijën tuaj t’i ndajë mendimet dhe ndjenjat e tij, dhe kur dëgjoni pa gjykuar ose fajësuar, ju e dërgoni mesazhin se është në rregull që fëmija juaj të ndihet ashtu siç ndihet ai. Për shembull, “Unë e kuptoj që ndihesh i zemëruar, kur motra jote t’i tërheq flokët”. Ju gjithashtu mund të flisni me fëmijën tuaj se si vëllai ose motra e tij me aftësi të kufizuara mund të mendojnë, ndiejnë dhe sillen. Për shembull, “Unë e di se vëllai yt nuk përdor fjalë, por ai kënaqet kur ti luan me të”. Kjo mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të kuptojë se si vëllai ose motra e tij me aftësi të kufizuara e sheh botën. Duke folur për ndjenjat tuaja Këtu janë disa shembuj se si mund të flisni për ndjenjat tuaja:
Kaloni kohë me fëmijën tuaj me zhvillim tipik Përmbushja e kërkesave dhe nevojave të të gjithë anëtarëve të familjes mund të jetë një sfidë. Fëmija juaj me zhvillim tipik mund të vërejë nëse po kaloni më shumë kohë me vëllain ose motrën e tij - për shembull, në takime profesionale. Edhe pse nuk mund ta ndihmoni këtë, ju mund të flisni me fëmijën tuaj për ndjenjat e tij. Ju mund të thoni, “Këtë javë kam shkuar më shumë te mjeku me motrën. Pyes veten mos po ndihesh pak i frustruar për këtë?” Ju mund ta bëni fëmijën tuaj të zgjedhë disa aktivitete që mund t’i bëni së bashku. Për shembull, “Mezi pres të kaloj kohë me ty pas shkollës sot. Mendova se mund të vizatonim. Apo ka diçka që vërtet dëshironi të bësh?” Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj me zhvillim tipik, që të krijojë vetëbesim duke folur me të për gjërat që ai i bën mirë dhe atë që i pëlqen ta bëjë. Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj të ndihet se ka rëndësi dhe është një pjesë e rëndësishme e familjes, edhe kur vëllai ose motra e tij kanë nevojë për vëmendje shtesë. Zgjidhni problemet së bashku Çdo ditë, ju dhe fëmija juaj me zhvillim tipik do të hasni në përvoja dhe emocione të ndërlikuara. Zgjidhja e përbashkët e problemeve është një mënyrë e mirë e qasjes. Së pari është e rëndësishme të njihni emocionet e fëmijës suaj para se të përpiqeni t’i zgjidhni problemet. Për shembull, mund të shihni që ajo është zemëruar për diçka që po bën vëllai ose motra e saj. Ju mund të thoni, “Duket sikur je e zemëruar që vëllai yt nuk do të fikë shfaqjen e tij të preferuar në TV. Është në rregull të ndihesh e zemëruar”. Ndaloni për një moment që t'i jepni fëmijës tuaj hapësirë për t’u qetësuar. Pastaj mund të punoni së bashku për zgjidhjen e problemit. Në varësi të moshës së fëmijës suaj, ai mund të ketë nevojë pak a shumë për ndihmë që t’i kuptoj ndjenjat e tij, për t’u qetësuar dhe për të gjetur zgjidhje. Ndihmoni fëmijën tuaj me zhvillim tipik të lidhet me të tjerët Ndjenja e lidhur me njerëzit brenda dhe jashtë familjes është e rëndësishme për të gjithë fëmijët. Për fëmijën tuaj me zhvillim tipik, kjo mund të ndodhë duke luajtur dhe duke u shoqëruar me miqtë, si me ata që kanë vëllezër dhe motra me paaftësi, po ashtu edhe me ata që kanë vëllezër dhe motra që nuk kanë ndonjë paaftësi. Ju gjithashtu mund ta ndihmoni fëmijën tuaj me zhvillim tipik të lidhet me të tjerët përmes sporteve ekipore, aktiviteteve jashtëshkollore ose organizatave fetare dhe organizatave tjera të komunitetit. Fëmijët dhe adoleshentët më të mëdhenj kanë nevojë që të kenë mundësi për të kaluar kohë me shokët pa pasur nevojë t’i përfshijnë vëllezërit dhe motrat e tyre. Grupet e mbështetjes së bashkëmoshatarëve për vëllezërit e motrat mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj ta kuptojë më mirë paaftësinë, të bëjë më shumë miq, të marrë ide të reja për trajtimin e situatave të ndërlikuara dhe të ndihet mirë për veten dhe ndjenjat e tij. Këto grupe shpesh veprojnë përmes shërbimeve ose shoqatave të aftësisë së kufizuar, këshillave vendorë ose shërbimeve mbështetëse të të rinjve. Flisni për aftësinë e kufizuar Fëmija juaj me zhvillim tipik mund të mos e kuptojë paaftësinë e vëllait ose motrës së saj. Fëmija juaj mund të bëjë pyetje si: “A e kam shkaktuar unë (këtë gjendje të vëllait/motrës)?”, “A do të largohet?” ose “A do të më ngjitet edhe mua?” Më së miri është t’i përgjigjeni pyetjeve së fëmijës tuaj sa më sinqerisht, në gjuhën që ai/ajo mund ta kuptojë. Po ashtu është mirë ta njoftoni fëmijën tuaj se çfarë ka të ngjarë të ndodhë me vëllain ose motrën e tij, duke qenë pozitiv dhe realist. Për shembull, “Motra jote ka paralizë cerebrale. Për motrën tënde, kjo do të thotë që muskujt në këmbët e saj nuk punojnë siç duhet. Ajo duhet të përdorë një karrige me rrota tani, por ajo po bën fizioterapi për t’i ndihmuar këmbët e saj të punojnë më mirë”. Inkurajimi i fëmijës suaj me zhvillim tipik që ndonjëherë të marrë pjesë në aktivitetet terapeutike të vëllait ose motrës së tij gjithashtu mund ta ndihmojë atë të kuptojë paaftësinë e vëllait/motrës së tij/saj. Flisni për reagimet e njerëzve të tjerë ndaj aftësisë së kufizuar Ju mund të ndiheni të shqetësuar për reagimet e njerëzve ndaj aftësisë së kufizuar të fëmijës suaj, veçanërisht se si këto reagime mund të ndikojnë tek fëmija juaj me zhvillim tipik. Fëmija juaj do ta ketë më të lehtë t’i përgjigjet reagimeve të njerëzve të tjerë nëse ai është i përgatitur për ta. Ju mund të flisni me fëmijën tuaj se si njerëzit e tjerë mund të reagojnë ndaj vëllait ose motrës së tij/saj dhe si mund ta bëjë atë të ndihet. Lëreni fëmijën tuaj të dijë se është mirë të ndihet i brengosur, nëse njerëzit thonë gjëra që e lëndojnë. Mund ta ndihmojë atë, nëse ka disa gjëra që mund t’i thotë. Për shembull, “truri i vëllait tënd funksionon ndryshe nga truri im dhe truri yt”. Ju gjithashtu mund ta njoftoni fëmijën tuaj se është në rregull të thuhet se nuk dëshiron të flasë për këtë dhe se nuk ka pse t’i përgjigjet pyetjeve për motrën ose vëllain e tij, nëse nuk dëshiron. Merrni mbështetje për vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara Edhe pse vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në përgjithësi janë përshtatur mirë, të gjithë fëmijët janë të ndryshëm. Disa fëmijë mund ta kenë më të vështirë se të tjerët dhe mund të kenë nevojë për mbështetje shtesë. Si prind, ju jeni gjykatësi më i mirë nëse fëmija juaj ka nevojë për më shumë mbështetje. Është një ide e mirë të kërkoni mbështetje nëse vëreni se fëmija juaj me zhvillim tipik:
Profesionistët që ju mbështesin ju dhe familjen tuaj mund të jenë në gjendje t’ju japin disa këshilla. Përndryshe, nëse shqetësoheni për ndonjë nga fëmijët tuaj, mund të ndihmojë nëse ju dhe fëmija juaj flisni me një psikolog ose këshilltar. Një grup mbështetës i vëllezërve ose motrave mund ta ndihmojë fëmijët me zhvillim tipik ta përballojnë dhe t’u japë atyre një shans për të takuar fëmijë ose adoleshentë të tjerë në rrethana të ngjashme. Është e lehtë të përkushtohesh për t’u kujdesur për nevojat e fëmijëve tu, por të kujdesesh për veten është gjithashtu e rëndësishme. Kjo sepse të qenit i aftë, mirë dhe i lumtur ju mban në gjendje të mirë për t’u kujdesur për njerëzit e tjerë.
|