Mbroni fëmijën nga mushkonjat

Ecja dhe loja në natyrë janë shumë të dobishme për zhvillimin e fëmijës. Mushkonjat mund të prishin argëtimin. Pickimet e mushkonjave në përgjithësi nuk janë të rrezikshme, por shkaktojnë shumë shqetësime (skuqje, ënjtje, flluska, kruajtje).
Body

Është shumë e rëndësishme të mbroni fëmijën nga pickimet e mushkonjave.

Kur fëmijët janë në ambient të hapur, visheni ata me rroba me ngjyra më të hapura, pantallona të gjata, çorape dhe bluza me mëngë të gjata.

Vendosni rrjeta kundër mushkonjave në dritare dhe dyer, krevat dhe në karrocën e fëmijës.

Ekzistojnë preparate të ndryshme (largues - repelent) në treg për mbrojtje nga pickimet e mushkonjave. Gjatë zgjedhjes, sigurohuni për moshën e aplikimit në vet produkti (jo të gjitha produktet janë të destinuara për fëmijët nën 2 vjeç), datën e skadimit, udhëzimet për përdorim (mos të aplikohet në të gjitha pjesët e trupit, sy, në lëkurë të dëmtuar dhe të irrituar, aplikoni me masë).

Larguesi (repellentët) mund të gjeni në forma të ndryshme, si:  spërkatësve (sprej), rroyullave, gjelit, pecetave të lagura dhe në madhësi të ndryshme; ato janë praktike për udhëtime dhe është mirë që gjithmonë ti keni në dispozicion. Rekomandohet të blini preparate të testuara dhe të regjistruara.

Mund të përdorni edhe pajisje kundër mushkonjave. Disa vendosen në prizë, ndërsa të tjerat janë të lëvizshme (që funksionojnë me bateri) dhe mund të vendosen në  karrocën e fëmijës, rroba, çantë.

Shmangni qëndrimin në natyrë pa mbrojtjen e rekomanduar në periudhën kur mushkonjat janë më aktive, në mbrëmje, afër lumenjëve, liqeneve, zonave të pa mirëmbajtura me bar dhe të pyllëzuara.

Pas pickimit, është mirë të vendosni kompresë të ftohtë për disa minuta (një shami, garzë ose peshqir të njomur në ujë të ftohtë, ose një shishe frigoriferi me ujë) dhe më pas të aplikoni një preparat që ka veti qetësuese dhe lehtëson kruajtjen.