Mesazh për dikë të veçantë
Materialet që ju nevojiten: Copa të mëdha letre të bardhë (ose me ngjyrë), ngjyra te ndryshme qiriu ose lapsa.
Çfarë mund të bëni së bashku: Tregoni fëmijës tuaj që ai/ajo mund të krijojë një fotografi të veçantë për ndonjë anëtar/e të familjes ose shok/shoqe. Sigurohuni që i tregoni se sa do të lumturohet personi të ketë diçka që e keni punuar vetë. Pastaj uleni fëmijën tuaj dhe jepni letrën dhe disa lapsa me ngjyra (për këtë moshë më të mirat janë ngjyrat e qirit më të mëdhenj). Nëse është e nevojshme, tregoni fëmijës se si të bëjë shenja. Kur ai/ajo fillon, inkurajojeni duke i thënë: ''Oh shiko, e bëre një vijë shumë shumë të gjatë. Tani po e shoh që po e bën rrethin! Çfarë mund të bësh tjetër?'' Në këtë moshë, mos prisni diçka që duket reale. Fëmija juaj, me mbështetjen tuaj, thjesht po eksperimenton dhe po e shpreh imagjinaten e tij në një letër.
Kur duket se fëmija juaj e ka përfunduar punimin, mund ta shkruani emrin e tij/saj, ta palosni letrën dhe t'ia jepni ndonjë personi të veçantë për fëmijën. Fëmija juaj mund të dëshirojë të përsërisë aktivitetin!
Çfarë po mëson fëmija juaj: ''Shkarravitja'' si kjo është pika fillestare e të vizatuarit dhe të shkruarit të mëvonshëm. Fëmija juaj po fiton më shumë kontroll mbi duart e tij/saj dhe po forcon lidhjet ndërmjet trurit të tij/saj (çfarë shenja dëshiron të bëjë) dhe duarve të tij/saj. Me anë të të krijuarit të diçkaje për ndonjë anëtar/e të familjes ose shok/shoqe, fëmija juaj e sheh gjithashtu se ''shkrimi'' mund të përdoret për një qëllim (shkrim-leximi i hershëm) dhe se ai/ajo po bën dikën të lumtur përmes veprimeve të tij/saj (kompetenca shoqërore dhe emocionale).