Miku juaj i letrës!
Materialet që ju nevojiten: stilolaps ose laps, letër, zarf, vulë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Loja "Miku juaj i penës" fokusohet kryesisht në nxitjen e fëmijës suaj për t'ju shkruar letra personave të tyre të afërm. Për shembull, fëmija mund të shkruajnë për gjëra të ndryshme, çfarë kanë bërë gjatë ditës, pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre, çfarë kanë planifikuar dhe çfarë shpresojnë të bëjnë, ose mund të shkruajnë pyetjet që kanë për mikun e tyre etj. Inkurajoni fëmijën tuaj të jetë krijues me letrën e tij/saj, që t'i bëjnë ato sa më argëtuese dhe interesante - ai\ajo mund të shprehet edhe me vizatime, foto apo edhe dhurata të vogla. Më pas simuloni të gjithë përgatitjen për ta vendosur letrën në zarf dhe për ta postuar atë - sigurohuni që fëmijët të përfshijnë 'adresën e tyre' në mënyrë që shoku/shoqja e tyre mund t'i përgjigjen!
Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet do të ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë miqësi, të shprehë veten dhe të ndërtojë një vlerësim për fjalën e shkruar. Shkrimi i rregullt i letrave është gjithashtu një mënyrë argëtuese për ta, që të përmirësojnë aftësitë e tyre në shkrim dhe lexim, si dhe koordinimin me sy. Po kështu, fëmijët do të kënaqen kur 'miku i tyre i penës' do ju kthejë përgjigje!