A mjafton gjidhënia?
Rekomandohet që foshnjet të ushqehen ekskluzivisht me gji në 6 muajt e parë të jetës, për të vazhduar deri në 2 vite e më tepër, krahas ushqimeve plotësuese të cilat duhet të fillohen nga mosha 6 mujore.
Breng e nënave në ditët e para është se a kanë mjaftueshëm qumësht gjiri. Duhet të dijmë se në ditët e para pas lindjes prodhohet më pak qumësht, mirëpo ditëve në vijim qumështi i gjirit shkon duke u shtuar.
Obligim i punëtorëve shëndetësor është që të rrisin vetëbesimin tek nënat në mënyrë që ato të jenë të suksesshme në gjidhënie.
Burimi: Pediatre dhe Neonatologe - Mynevere Latifi Hoxha
- Video file
Burimi: Pediatre dhe Neonatologe - Mynevere Latifi Hoxha