A mund ta lazdroni foshnjën?
A mund ta lazdroni foshnjën?Përgjigja për këtë pyetje është "Jo!" Foshnjat kanë nevojë për shumë vëmendje dhe ju mund të shqetësoheni - ose të tjerët mund t’ju thonë - se nëse “dorëzoheni” shumë shpesh ose i kushtoni shumë vëmendje, kjo do "ta lazdrojë” fëmijën tuaj. Por kjo nuk do të ndodhë. Ju nuk do të krijoni zakone të këqija duke iu përgjigjur nevojave të foshnjës tuaj. Foshnjat shumë të reja nuk mendojnë: “Tani do të qajë, derisa ta marr atë që e dua!” Nëse foshnja juaj qan ose shqetësohet, ka një arsye të mirë: mund të jetë sepse është e ftohtë ose e uritur, ka ndyrë pelenën ose ka dhimbje. Ose thjesht ajo mund të dëshirojë ta dijë që jeni afër. Pse është e rëndësishme t’i përgjigjeni fëmijës tuajFoshnja juaj varet plotësisht nga ju për t’i dhënë atij atë që i nevojitet për t’u rritur dhe zhvilluar. Kjo është e mirë si për foshnjën, po ashtu edhe për ju. Foshnjat që kanë marrëdhënie të qëndrueshme dhe kujdes të mirëfilltë herët në jetë, shpejt krijojnë një lidhje të sigurt me kujdestarët e tyre. Këto foshnje e përballojnë më mirë stresin gjatë moshës parashkollore. Ata gjithashtu kanë prirje të merren vesh më mirë me fëmijët tjerë. Kanë më shumë gjasa si të rritur të jenë më të shëndetshëm fizikisht dhe emocionalisht. Përgjigja ndaj foshnjës tuaj është gjithashtu e mirë për ju, sepse ju ndihmon të ndiheni sikur jeni duke bërë një punë të mirë si prind. Sidoqoftë është stresuese ta dëgjosh fëmijën tënd duke qarë dhe të mos i përgjigjesh! Balancimi i rutinave dhe fleksibilitetitJu mund të shqetësoheni që nëse e përqafoni të porsalindurin tuaj kur ai nuk arrin të qetësohet, ai pastaj nuk do të kthehet në rutinën e gjumit. Gjëja më e rëndësishme në muajt e parë është ta ndihmoni fëmijën tuaj të krijojë siguri duke iu përgjigjur me qetësi dhe qëndrueshmëri nevojave të tij/saj. Sidoqoftë, shumica e të porsalindurve nuk kanë modele të caktuara të gjumit gjatë ditës dhe natës. Rutinat mund të vijnë më vonë. Megjithatë të gjitha foshnjat, familjet dhe kulturat janë të ndryshme. Disa prindër gjejnë një mënyrë, rutinë të thjeshtë dhe fleksibile të ushqimit, lojës dhe gjumit, që duket se i ndihmon foshnjat e tyre dhe u jep atyre një ndjenjë kontrolli. Të tjerët e zbulojnë se është më mirë të synojnë fleksibilitetin se sa rutinën, veçanërisht në muajt e parë. Në 6-12 muaj, fëmija juaj fillon të ketë kontroll mbi sjelljen e tij. Kjo është një kohë e mirë për ta filluar vendosjen e kufijve të lehtë për formimin e bazës së mësimit të sjelljes pozitive të fëmijës tuaj në të ardhmen. Gjumi i foshnjës: çfarë të presëshNëse jeni të shqetësuar për lazdrimin e foshnjës tuaj duke i kushtuar shumë vëmendje - veçanërisht nëse ai nuk do të qetësohet - mund të ndihmojë të dini se çfarë të prisni nga gjumi i foshnjës së porsalindur. Edhe pse të porsalindurit flenë mesatarisht 16 nga çdo 24 orë, fëmija juaj mund ta bëjë këtë gjumë përmes dremitjeve të shkurtra. Gjatë javëve të para, derisa ju dhe foshnja juaj jeni duke u njohur me njëri-tjetrin, mund të përdorni teknika të rehatimit, të cilat gradualisht do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të flejë për periudha më të gjata. Për shembull, ju mund ta mbështillni foshnjën para se ta vendosni në krevat fëmijësh, të lëshoni muzikë të lehtë, ta lini pak të kthjellet për një kohë të shkurtër, derisa të zgjohet. Ju do ta njihni fëmijën tuaj më së miri. Ushqyerja e foshnjës: çfarë të prisniNëse mendoni se foshnja juaj e porsalindur qan për t’u ushqyer gjatë gjithë kohës, me siguri keni të drejtë! Në ditët e para, foshnjat zakonisht kanë nevojë të ushqehen çdo 2-4 orë. Përgjigja dhe dhënia e foshnjës tuaj për atë që i nevojitet është me rëndësi parësore. Mund të ndihmojë të dini se shumica e foshnjave krijojnë një model të menaxhueshëm të ushqimit të kërkuar gjatë javëve të para të jetës. Gradualisht, vetë ata mësojnë të bëjnë shumicën e ushqimeve të tyre gjatë ditës dhe hanë më pak gjatë natës. Një kohë e qetë dhe e lumtur e ushqyerjes është një mundësi e shkëlqyeshme për ju që të lidheni me fëmijën tuaj dhe të krijoni një marrëdhënie të ngrohtë dhe të besueshme që është aq e rëndësishme për zhvillimin e foshnjës tuaj. Pra, nëse miqtë ose të afërmit ju thonë të mos e “lazdroni” këtë person të vogël, jini të sigurt mbi prindërimin tuaj (dhe merrni ndihmën që ju nevojitet!). Thuaju atyre dhe mendoni, “Unë po i jap fëmijës tim atë që i duhet për të qenë i sigurt dhe i lumtur dhe për t’u zhvilluar mirë. Kur të jetë më i rritur, do të kem kohë për t’u shqetësuar për gjëra të tjera!”)
|