A mund të ndikojë pozicioni i gjumit të foshnjës në formën e kokës?

Presioni mbi kafkën e butë të foshnjës mund të ndryshojë formën e kokës së tij/saj dhe të çojë në deformim (plagiocefali). Për fat të mirë, problemi është zakonisht i përkohshëm, dhe ju mund ta parandaloni atë duke pozicionuar siç duhet foshnjën.
Body

Prindërit ndonjëherë vërejnë se koka e foshnjës është më rrafshuar në pjesën e pasme ose anash. Asimetria e kokës mund të jetë e pranishme në lindje: foshnjat e parakohshme janë më të prirura ndaj deformimeve të kafkës, sepse kockat e kokës së tyre janë më të buta. Më e zakonshme është te binjakët dhe shtatzënitë e shumëfishta, ku një fetus ushtron presion mbi një tjetër. Mungesa e lëngut amniotik gjithashtu mund të jetë shkaku i asimetrisë kalimtare, pozicionale të kokës, e pranishme në lindje. Shkaku më i zakonshëm i formës së kokës është pozicioni i gjumit. Fjetja në shpinë nuk mundëson shumë lëvizjene kokës; më saktësisht, kërkon një pozicion statik, ndryshe nga të fjeturit në bark.

Foshnjat kanë tendencë të flenë me kokën e kthyer majtas ose të djathtas. Duke qenë se kafka e foshnjës është jashtëzakonisht e butë, duke e mbajtur kokën në mënyrë konstante në dyshek, koka mund të marrë formë asimetrike.Një "qafë e shtrembër" ose torikollis e detyron foshnjën të mbajë kokën në të njëjtin pozicion gjatë gjithë kohës. Shkak shumë më i rrallë, por edhe më serioz i asimetrisë së kokës është kraniosinostoza – shkrirja e parakohshme e një ose më shumë qepjeve të kafkës/kraniale, të cilat duhet të zbulohen dhe trajtohen në kohën e duhur, sepse mund të lënë pasoja të përhershme.

Mjeku pediatër kontrollon formën e kokës së foshnjës gjatë kontrolleve gjithëpërfshirëse shëndetësore, gjithashtu prindërit këshillohen që të konsultohen me mjekun nëse vërejnë se koka e foshnjës duket asimetrike.

A janë të rrezikshme deformimet e pozicionit të kokës?

Prindërit shpesh shqetësohen se ky problem mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe mund të jetë shkak ose shenjë e aftësisë së kufizuar. Me përjashtim të kraniosinostozës, e cila kufizon rritjen e trurit, plagiocefalia është zakonisht  gjendje e përkohshme dhe nuk shkakton pasoja më serioze për zhvillimin e duhur të foshnjës. Simptomat janë më të theksuara ndërmjet javës së 6-të dhe të 8-të; ato fillojnë të tërhjeken sapo fëmija fillon të ulet dhe lrgohen tërësishtë në muajin e 18-të. Kurë deformimet janëmë të theksuara edhe pse gjendja përmirësohet me kalimin e kohës, një shkallë e rrafshësisë/sheshët në kokë mbetet përgjithmonë.

Si të parandaloni deformimin e pozicionit të kokës të foshnjës?

Për fat të mirë, kjo mund të arrihet shumë lehtë. Mos e lini shpesh foshnjën në një pozicion.

Gjëja e dytë dhe më e rëndësishmja në parandalimin e plagiocefalisë është të siguroheni që foshnja të mos kalojë shumë kohë në shpinë ndërsa është zgjuar.             

  • Lëreni foshnjën të kalojë sa më shumë kohë gjatë ditës në bark derisa është zgjuar, nën mbikëqyrjen tuaj. Nxiteni të provojë pozicione të reja gjatë kohës së lojës.
  • Përveç parandalimit të plagiocefalisë, gjithashtu duhet ta përgatitni foshnjën edhe për aktivitete të tjera zhvillimore të radhës, si për shembull qëndrimi ulur dhe kthimi.
  • Nxirreni foshnjën më shpesh nga krevati i tij/saj.
  • Kur e vendosni foshnjën në krevat fëmijësh, përpiquni të siguroheni që mos të jetë gjithmonë në të njëjtin pozicion.
  • Ndryshoni pozicionin e kokës ndërsa foshnja është duke fjetur.
  • Vendosni qëllimisht lodrat dhe gjërat e vogla që tërheqin vëmendjen e foshnjës në të gjitha anët e krevatit, në mënyrë që të lëvizë kokën në drejtime të ndryshme sa më shumë që të jetë e mundur.
  • Ndërrojeni drejtimin e foshnjës në krevatin e tij/saj (ndryshoni çdo herë pozicionin e këmbëve dhe kokës) në mënyrë që foshnja ta kthejë kokën në drejtim të kundërt për t'ju parë.
  • Përdorni opsione të ndryshme në karroca, sedilje makinash dhe lëkundje, duke vendosur gjëra të ndryshme në kohë dhe anë të ndryshme.
  • Nëse fëmija juaj më i madh udhëton shpesh me foshnjën në makinë, kujdes se në cilën anë ulet, sepse foshnja në mënyrë natyrale do ta kthejë kokën në atë drejtim.

Ushqyerja me qumësht gjiri bën që nënat ta mbajnë foshnjën në të dyja anët, gjë që ndihmon që koka të zhvillohet më mirë. Në rast se e ushqeni foshnjën me shishe, sigurohuni që t'i ndërroni anët. Sigurohuni që fëmija të flejë gjithmonë në shpinë, sepse është më sigurtë për të! Jastëkët pozicionues nuk janë as efektiv dhe as të sigurt për foshnjën.