Murmuritja e zemrës

Murmuritja e zemrës është zhurmë shtesë në zemër. Murmuritjen e zemrës tek fëmijët dhe adoleshentët mund ta shkaktojnë disa faktorë. Murmuritja e zemrës nuk nënkupton gjithmonë që fëmija ka problem ose sëmundje të zemrës.
Body

Shkaqet e murmuritjes së zemrës te fëmijët

Gjaku që rrjedh nëpër zemër zakonisht bën një zhurmë të lehtë. Murmuritja e zemrës është një zhurmë shtesë në zemër - frushkullimë ose gumëzhimë. Ka raste kur gjaku nuk qarkullon lehtësisht nëpër zemër.

Shumica e murmuritjeve të zemrës nuk janë të dëmshme, që do të thotë se nuk ka asgjë të keqe me zemrën e fëmijës, ndërsa murmuritja zakonisht largohet me kalimin e kohës. Murmurima të padëmshme të zemrës mund të ndodhin kur fëmija ka temperaturë ose ethe.

Mendohet se të paktën gjysma e të gjithë fëmijëve kanë zhurmë të padëmshme në zemër. Janë lloji më i zakonshëm i murmuritjeve të zemrës tek fëmijët dhe adoleshentët.

Murmuritjet anormale të zemrës shkaktohen nga sëmundjet e zemrës ose probleme të tjera të zemrës si valvulet e dëmtuara të zemrës ose vrimë në mbështjellësen e zemrës. Këto probleme mund të jenë të pranishme që nga lindja ose të ndodhin më vonë në jetë.

Simptomat e murmuritjes së zemrës te fëmijët

Nëse fëmija ka murmuritje të padëmshme të zemrës, absolutisht i bie që nuk ka simptoma të sëmundjes së zemrës.

Nëse fëmija ka murmuritje anormale të zemrës, zakonisht ka simptoma që lidhen me sëmundjen e zemrës. Këto përfshijnë lodhje, gulçim dhe/ose mavijosje të buzëve, gishtërinjve të dorës dhe këmbës. Nëse murmuritja është e pranishme që nga lindja, këto simptoma mund të shfaqen menjëherë ose shumë shpejt pas lindjes.

Murmuritjet e zemrës nuk mund të dëgjohet pa stetoskopin e mjekut.

Kur duhet të vizitohet mjeku për simptomat e murmuritjes së zemrës

Kur pediatri kontrollon të porsalindurin, zbulohen shumica por jo të gjitha problemet që foshnja mund ti ketë me zemër gjatë lindjes ose gjatë javëve të para të foshnjës.

Andaj, nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me frymëmarrjen ose ngjyrën e fëmijës, duhet të konsultoheni me mjekun sa më shpejt të jetë e mundur.

Testet për murmuritjen e zemrës

Nëse mjeku shqetësohet për murmuritjet e zemrës së fëmijës, mund të urdhërojë një ECG dhe një rreze rëntgen të kraharorit.

Mjeku mund ta referojë fëmijën edhe te ndonjë kardiolog i pediatrisë, i cili mund të bëjë një ekokardiogram.

Trajtimi i murmuritjeve të zemrës

Murmuritjet e padëmshme të zemrës nuk kanë nevojë për trajtim sepse nuk ka asgjë të keqe me zemrën e fëmijës. Me gjasë rregullohen vetë me kalimin e kohës.

Nëse fëmija ka sëmundje të zemrës, ka të ngjarë të ketë nevojë për ndonjë lloj trajtimi. Varësisht nga lloji dhe shkalla e sëmundjes, trajtimi mund të variojë nga ekzaminimi deri tek mjekimi ose ndërhyrja kirurgjikale.