Nauzeja

Nauzeja është ndjenja se do të vjellni. Trajtoni nauzenë duke i dhënë fëmijës suaj pije të vogla me ujë ose lëngje hidratimi oral dhe ushqime të buta. Vizitoni mjekun nëse nauzeja e fëmijës suaj zgjat më shumë se 24 orë.
Body

Çfarë është nauzeja?

Nauzeja është ndjenja kur ju vjen të villni.

Fëmija mund të ketë nauze nëse:

  • është sëmurë - për shembull, nëse ka gastro;
  • është duke marrë disa medikamente;
  • ka intolerancë ushqimore;
  • i merren mendtë nga lëvizjet.

Simptomat e nauzesë

Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët do t'ju tregojnë se ndihen të sëmurë ose se do të vjellin.

Fëmijët më të vegjël mund të mos jenë në gjendje t'ju tregojnë se atyre ju vjen për të vjellur, por mund të duken të zbehtë dhe të sëmurë.

Ndonjëherë nauzeja vjen vetvetiu dhe ndonjëherë fëmija në të vërtetë vjell.

A ka nevojë fëmija të vizitojë mjekun nëse ka nauze?

Duhet të vizitoni mjekun nëse nauzeja e fëmijës zgjatë më shumë se 24 orë dhe fëmija ka nauze si dhe ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • të vjella;
  • ka pasur traumë në kokë së fundmi;
  • dhimbje barku apo fryrje;
  • temperaturë të lartë;
  • nëse jeni të shqetësuar.

Dërgoni fëmijën menjëherë në spitalin emergjentë ose telefononi ambulancën nëse fëmija ka nauze si dhe ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • dhimbje koke ose qafë të ngrirë;
  • vështirësi në frymëmarrje, ënjtje rreth fytyrës dhe gojës;
  • shikim i turbullt;
  • konfuzion dhe përgjumje.

Nëse fëmija ka nauze dhe jeni të shqetësuar se nuk është shumë mirë, rekomandohet ta vizitoni mjekun.

Trajtimi i nauzesë

Nëse fëmija ka nauze, zakonisht trajtimi i thjeshtë është më i miri. Rekomandohet të zbuloni se çfarë po shkakton nauzenë dhe të trajtoni këtë shkak themelor.

Për shembull, për nauzenë që lidhet me gastro, sigurohuni që fëmija të shmangë ushqimet e yndyrshme ose vaktet e rënda. Në vend të kësaj, inkurajoni fëmijën të pijë shumë gota të vogla me ujë ose lëngje për rihidratimin oral, si dhe ushqime të buta si biskota të thata.

Fëmijët më të rritur me nauze mund të provojnë të hanë lëpirëse të ëmbël ose sheqerka.

Nëse fëmija është në spital me ndonjë sëmundje dhe ka nauze, medikamentet e forta të dhëna në formë pikash ose tabletave mund të ndihmojnë. 

Medikamentet për parandalimin e nauzesë rrallë funksionojnë dhe mund të kenë efekte anësore shumë të pakëndshme tek fëmijët e vegjël.