Ndarja (Largimi) i fëmijës nga gjiri: fëmijët më të rritur

Ndarja e fëmijës nga gjiri mund të jetë një kohë stresuese për një foshnjë ose fëmijë parashkollor kështu që merrni situatën me qetësi dhe ngadalë. Jepni fëmijës suaj shumë përkëdhelje dhe kurajo për ta bërë ndryshimin më të lehtë. Cila është mënyra më e lehtë për largimin e fëmijëve më të rritur nga gjiri? Asnjëherë mos ofrogjirin, por kurrë mos e refuzo atë.
Body

Rreth ndalimit së ushqyerjes me gji

Ndarja e fëmijës nga gjiri është kur ndaloni dhënien e gjirit fëmijës suaj.

Disa fëmijë janë më të lidhur me ushqyerjen me gji sesa fëmijët e tjerë. Të gjithë do të largohen në kohën e tyre. Por nëse ju nuk doni të prisni që fëmija juaj të largohet vet, atëherë largimi mund të ndodhë kur të jeni gati. Ju mund të keni nevojë ta largoni, për shembull, sepse jeni duke filluar punën.

Ndarja nga gjiri: planifikimi përpara

Ndarja nga gjiri ka të ngjarë të jetë një ndryshim i madh për fëmijën tuaj. Për shumë fëmijë më të mëdhenj, ushqyerja me gji është më shumë për sigurinë dhe ngushëllimin sesa për ushqimin, kështu që largimi mund të jetë mjaft stresues.

Kjo do të thotë se ndoshta është më mirë të shmangni largimin kur ka ndryshime të tjera të mëdha në jetën e fëmijës suaj - për shembull, trajnimi i tualetit, fillimi i kopshtit për fëmijë ose shpërngulja në një shtëpi tjetër.

Disa javë ose muaj para se të filloni ta largoni fëmijën nga gjiri, është ide e mirë të filloni të flisni me fëmijën tuaj për atë që do të ndodhë. Kjo do t'i japë fëmijës suaj kohë për t'u mësuar me idenë dhe mund ta ndihmojë atë për ta përballuar ndryshimin më lehtë.

Këshilla për largimin e fëmijës nga gjiri

Kur jeni duke i larguar fëmijët më të mëdhenj nga ushqyerja me gji, një mënyrë e mirë për të filluar procesin është që të mos ofroni kurrë gji, por kurrë të mos e refuzoni.

Këtu janë më shumë këshilla që mund të ju ndihmojnë. Ju mund të filloni me metoda që ju mendoni se do të përshtaten më mirë për fëmijëntuaj, ose përdorni disa në qoftë se ju përshtaten të dyve:

  • Hiqeni nga njëri gji në një kohë dhe prisni disa ditë para se ta largoni  edhe nga tjetri. Kjo gjithashtu do të jetë më e lehtë për përballimin e emocioneve dhe ndjenjave tuaja, të cilat mund të lëndohen nëse ndalni gjidhënien papritmas.
  • Konsideroni zvogëlimin e vakteve së gjidhënies gjatë ditës së parë, pastaj gradualisht hiqjani gjirin për gjumin  e ditës ose natës, jepni ushqim - këto janë ato zgjidhje që ndoshta janë të nevojshme për fëmijën tuaj në këtë fazë delicate. .
  • Prezantoni disa kufij, si për shembull, të mos e ushqeni me gji kur jeni jashtë, ose ta ushqeni vetëm pas drekës gjatë ditës.
  • Përfshini shumë aktivitete dhe shëtitje në rutinën tuaj të përditshme, kështu që fëmija juaj të jetë më i zënë dhe i hutuar për të menduar për ushqyerjen me gji.
  • Herë pas here zëvendësoni ushqimin me gji me një alternativë tjetër të të “rriturve”. Fëmija juaj mund të jetë i ngazëllyer për një pije të veçantë por të shëndetshme në një kafene, në kohën kur ai normalisht ndodhej në shtëpi duke u ushqyer me gji.
  • Provoni parimin “larg syve, larg mendjes”. Kjo përfshinë lënien e fëmijës suaj me dikë me të cilin ai/ajo është i/e kënaqur në kohë kur ai/ajo normalisht do të ushqehej me gji, sepse ai/ajo do të ketë më pak gjasa ta kërkojë gjirin nëse nuk jeni përreth.
  • Shmangni veshjen dhe zhveshjen ndërsa fëmija juaj është përreth, dhe vishni rroba që e bëjnë të vështirë për fëmijën tuaj të shkoj në gjinjtë tuaj — për shembull, veshjet të ngjitura në vend se të ndara.
  • Nëse fëmija juaj zgjohet gjatë natës për t’u ushqyer me gji, përpiquni ta lini partnerin tuaj ose dikënd tjetër ta vendosë atë në gjum me një gotë ujë.

Mos harroni se fëmijët mbi 12 muaj mund të pinë nga një linxhan qumësht lope.  Ju nuk keni nevojë të ushqeni një fëmijë më të rritur me formulë.

Largimi gjirit në mëngjes dhe gjatë natës

Gjidhënia e fëmijës suaj mund të jetë në kohën e gjumit dhe kur ai/ajo zgjohet në mëngjes.

Për të hequr ushqimin me gji në mëngjes, përpiquni të jeni dhe të veshur para se fëmija të zgjohet, pastaj ofroni atij një filxhan qumësht apo ujë dhe mëngjesin.

Për të hequr ushqimin e gjumit, një ndryshim i rutinës mund të ndihmojë në thyerjen e rutinës së vjetër. Ju mund të provoni një gjumë me gjyshërit, ose partneri juaj mund të lexojë histori për fëmijën në vend të gjirit.

Nëse fëmija juaj përdorë gjirin për t'u ushqyer dhe për të fjetur, ndërroni rutinën duke I treguar një përrallë pas ushqimit, si një nxitje për të qëndruar zgjuar.

Gjidhënia në një dhomë tjetër, dhe jo vetëm para shtratit, gjithashtu mund të ndihmojë në ndryshimin e lidhjes midis të ushqyerit me gji dhe gjumit. Pasi të keni ndryshuar lidhjen gjidhënie dhe gjum, me kalimin e kohës do të ulet kërkesa e fëmijës për gji para gjumit.

Kur e largoni fëmijën nga gjidhënia e natës, sigurohuni që gjumi i tij/saj ende të përfshijë një rutinë të relaksuar dhe të ngrohtë me shumë përqafime.

Nëse ndjeheni pak i trishtuar për ushqyerjen e fundit me gji, kjo është shumë normale. Kjo mund t’ju ndihmojë për t’ia rikujtuar vetes se ju keni bërë një punë të mrekullueshme duke i dhënë fëmijës suaj një fillim të shëndetshëm për jetën.