Ndërtimi i marrëdhënieve me edukatorët dhe kujdestarët e qendrave për edukim në fëmijëri të hershme
Marrëdhënie të forta me edukatorët qendrave për edukim në fëmijërinë e hershme: dobitë Kur keni marrëdhënie të forta dhe të respektueshme me edukatorët dhe kujdestarët e qendrave për edukim në fëmijëri të hershme, atëherë do të ketë shumë përfitime për ju dhe fëmijën tuaj. Përfitimet për fëmijën tuaj Marrëdhëniet e forta janë gjithashtu të mira për zhvillimin shoqëror dhe emocional të fëmijës suaj. Nëse keni marrëdhënie pozitive dhe respektueshme me edukatorët, kjo i jep fëmijës suaj një "model" të mrekullueshëm se si të jetë dhe të sillet me njerëzit e tjerë. Në fakt nëse fëmija juaj sheh marrëdhënie të mira dhe të respektueshme, ai\ajo do të mësojë të veprojë në këtë mënyrë në marrëdhëniet e tij me të tjerët. Së fundi, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me edukatorët është një mënyrë për të treguar interes në këtë pjesë të jetës së fëmijës suaj. Dhe kur shfaqni interes, kjo e ndihmon fëmijën tuaj të ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm. Përfitimet për ju
Bëjani me dije fëmijës suaj, që ju i'u besoni edukatorëve të tij/saj, kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta ndihmuar atë të vendoset në qendrën e kujdesit për fëmijë. Ju mund ta mbani një fotografi të edukatorëve në frigorifer në shtëpi, si dhe një fotografi tuajën në institucion edukativ, për ta ndihmuar fëmijën tuaj të bëjë lidhje midis dy ambienteve. Fillimi i marrëdhënieve të forta me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës së kujdesit në fëmijëri të hershme Ju mund të filloni të krijoni marrëdhënie me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës së kujdesit në fëmijëri të hershme para se fëmija juaj të fillojë të shkojë në qendrën e kujdeset për fëmijët dhe gjithashtu në ditët e para të qëndrimit atje. Këtu janë dhënë disa ide për t’ju ndihmuar të filloni:
Komunikimi me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës për edukim në fëmijërinë e hershme Sapo fëmija juaj ta fillojë kujdesin ndaj fëmijëve tjerë, komunikimi me edukatorët dhe kujdestarët në fëmijëri të hershme është çelësi për marrëdhënie të forta. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa njoftimi me edukatorët dhe përshëndetja me ta gjatë dërgimit dhe marrjes së fëmijës. Me kalimin e kohës të gjithë do t’i mësoni dhe mbani mend emrat e njëri-tjetrit. Kjo i hedh bazat për të folur me edukatorët për fëmijën tuaj dhe interesat, pëlqimet, mospëlqimet dhe nevojat e veçanta të tij. Kur edukatorët tuaj ta njohin fëmijën tuaj në këtë mënyrë, ata mund ta mbështesin më mirë mësimin dhe zhvillimin e tij\saj dhe t’i ofrojnë kujdes cilësor. Ata janë gjithashtu në një pozitë më të mirë për t’ju njoftuar, kur fëmija juaj ka një ditë vërtet të mirë ose të keqe në qendrën e edukimit. Jo gjithmonë do të jeni në gjendje të flisni me edukatorët sy më sy, por mund të jeni në gjendje t’i merrni në telefon, të dërgoni email ose të shkruani shënime. Dhe mbani mend se edukatorët janë si të gjithë të tjerët - ata do të ndihen mirë nëse u thoni se po bëjnë një punë të mirë! Gjërat që edukatorët duan të dinë për fëmijën tuaj
Shumica e familjeve kalojnë periudha të vështira në një fazë. Nëse keni probleme në shtëpi, merrni parasysh që të kërkoni nga stafi i programit të fëmijës tuaj informacione ose referim te ndokush që mund të ndihmojë. Kur ka probleme në qendrën e kujdesit të fëmijëve Ndonjëherë mund të ketë probleme që dëshironi t’i diskutoni me edukatorët dhe kujdestarët e qendrës për edukim në fëmijëri të hershme - për shembull, problemet me sendet e humbura ose ushtrimin për përdorimin e tualetit nga fëmija juaj. Nëse tashmë keni një marrëdhënie pozitive me edukatorët, këto çështje do të jenë më të lehta për t’u ngritur dhe më të shpejta për t’u zgjidhur. Shumë probleme do të jenë të lehta që të zgjidhen me një shënim, email ose një telefonatë, ndonëse disa prej tyre, mund të jenë më serioze. Nëse problemi nuk do të largohet ose është më i ndërlikuar, mund t’ju duhet të punoni në zgjidhjen e atij problemi me edukatorin\en e fëmijës tuaj.
|