Ndërveprimi verbal dhe fizik - Perspektiva gjinore

Prindërit dhe kujdestarët, me ose pa vetëdije i transferojnë paragjykimet e tyre gjinore tek fëmijët e tyre.
Body

Prindërit dhe kujdestarët, me ose pa vetëdije i transferojnë paragjykimet e tyre gjinore tek fëmijët e tyre. Që në moshë të re, vajzat marrin komplimenta për pamjen e tyre, ndërsa djemtë inkurajohen për forcën e tyre fizike. Ndodh që prindërit t'i trajtojnë vajzat si më të 'dobëta', ndërsa djemtë nxiten 'të jenë të fortë'. Ata gjithashtu janë më të hapur tí dhurojnë përqafime vajzave ndërsa me djemtë qëndrojnë më të ftohtë. Prandaj, nëpërmjet stimujve dhe 'ndëshkimeve' sociale, vajzat dhe djemtë  gradualisht mësojnë të sillen sipas normave të para përcaktuara, të cilat i përshtaten gjinisë së tyre. Shpesh, në moshën tre vjeçare, fëmijët fillojnë të identifikojnë veten e tyre si vajzë dhe si djalë dhe në moshën pesë vjeçare fëmijët mund t'ju tregojnë "Çfarë bëjnë vajzat" dhe "çfarë bëjnë djemtë".    Në disa rrethana, vajzat neglizhohen më shumë, për shembull, duhet të marrin ushqime me më pak kalori se djemtë, nuk i sigurohet kujdes shëndetësor primar, inkurajohen të marrin përgjegjësinë për punët e shtëpisë, etj. Për më tepër, nga praktikat e shoqërisë si martesat e fëmijëve dhe lidhjet në moshë të re nxisin më tej normat diskriminuese gjinore (Lundberg, 2005).

Këshilla për prindërit:

  • Ndërsa fëmijët mund të zhvillohen me norma të ndryshme, baza e zhvillimit është e njëjtë për vajzat dhe djemtë. 
  • Siguroni që të gjithë fëmijët, pa dallim gjinor, të marrin ushqim dhe shërbime shëndetësore të barabarta dhe të përshtatshme.
  • Sigurohuni që të gjithë fëmijët, pa dallim gjinor, të trajtohen me dashuri dhe përkujdesje që nga lindja.
  • Prindërit dhe kujdestarët nuk duhet të nxisin dallimet gjinore tek fëmijët e tyre, por ndërkohë duhet t'i ofrojnë një mjedis edukues për të nxënin dhe zhvillimin e tyre si individ p.sh. nëpërmjet lodrave që inkurajojnë krijimin ose zhvillimin e kreativitetit.  Pajisini fëmijët me përvoja, duke përfshirë lodrat dhe lojërat, që janë stereotipikisht të lidhura me gjininë e kundërt.
  • Evitoni gjuhën ose shakatë që mund të përforcojnë stereotipet gjinore dhe kanë tendencë përçmuese, p.sh., 'ai qan si vajzë', 'ajo sillet si djalë, 'ajo ë'shtë shumë e fortë', 'ai është shumë i butë', etj.
  • Kujdesuni që prindërit dhe kujdestarët të shfaqin sjellje gjinore neutrale (asnjëanjëse) ose të mbajnë qëndrim të kundërt me stereotipet gjinore, p.sh., baballarët të gatuajnë në kuzhinë, nënat të marrin pjesë në sportet e jashtme, etj.
  • Inkurajoni të gjithë fëmijët, pa dallim gjinor, të shprehin ndjenjat  dhe emocionet e tyre, dhe të jenë të sinqertë me fëmijët e tjerë.
  • Nxisni fëmijët tuaj  të krijojnë marrëdhënie me bashkëmoshatarët.
  • Prindërit dhe kujdestarët duhet të marrin pjesë në programet e trainimit dhe edukimit të prindërve për të zhvilluar aftësitë e tyre  dhe për të rritur ndërgjegjësimin për paragjykimet gjinore.