Ndihma për foshnjen tuaj që të vetë-rehatohet

Materialet që ju nevojiten: Sende që zakonisht i vendosni në krevatin e fëmijës suaj ose në një vend tjetër ku fëmija vendoset të shtrihet. 

Çfarë mund të bëni së bashku: Është akoma e rëndësishme të kujdeseni për fëmijën tuaj kur ai ose ajo është i/e shqetësuar. Sidoqoftë, do të vini re se fëmija juaj bëhet më i mirë në qetësimin e vetes të paktën për një kohë të shkurtër. Ju mund ta ndihmoni foshnjën tuaj duke u siguruar që sendet e sigurta janë afër, që mund të ndihmojnë vetë-rehatimin e foshnjës tuaj. Për shembull, a ka ndonjë lodër të butë që fëmija juaj pëlqen ta godas? A ekzistojnë  foto shumëngjyrëshe që foshnja e ka të  lehtë që ti shohë? A janë duart e foshnjës tuaj në një pozicion në të cilin ai ose ajo mund t’i thithë ato nëse kjo e qetëson fëmijën tuaj? Para se të shkoni menjëherë tek fëmija juaj, bëni një pauzë dhe shikoni për pak kohë për të parë nëse fëmija juaj ka filluar të jetë në gjendje të bëjë ose të mbajë veten të qetë për pak kohë.   

Çfarë po mëson fëmija juaj:  Foshnja juaj e di që ai ose ajo mund të varet nga ju për t’i bërë gjërat më mirë. Por foshnja juaj po mëson gjithashtu se ajo ose ai mund të bëjë gjëra për ta mbajtur veten të qetë. Qetësimi i vetvetes është një gjë e rëndësishme për të mësuar, duke filluar tani, por duke u zhvilluar në muajt dhe vitet e ardhshme. Si gjithmonë, mbështetja juaj e dashur është thelbësore.