Ndjekja e udhëzimeve

Materialet që ju duhen: Një top, një gjethe ose lule, një kapele e fëmijëve, etj.

Çfarë mund të bëni së bashku: Të dalim jashtë! Merrni fëmijën (dhe ndonjë anëtar tjetër të familjes nëse është e mundur) jashtë në kopsht ose në ndonjë park ose në ndonjë zonë të lojërave afër. Inkurajoni fëmijën tuaj t'i përdorë aftësitë e tij/saj të reja të ecjes dhe vrapimit për ta shijuar eksplorimin, me mbikëqyrjen tuaj. Pastaj mund të luani lojën e ''ndjekjes së udhëzimeve''. Jepini fëmijës t'i bëj dy gjëra në të njëjtën kohë. Për shembull, ''Joni, a mund ta marrësh topin dhe të ma gjuash mua?'' Ndoshta do ju duhet ta bëni me gjeste ose ta demonstroni një ose dy herë. Lavdëroni fëmijën për çdo gjë që bën. Nëse dy udhëzime të njëjtën kohë duken sfiduese, atëherë luani me vetëm një udhëzim dhe provoni përsëri herën tjetër. Mos ndaloni lojën për sa kohë që fëmija juaj po e shijon atë. Krijoni udhëzime të ndryshme me aktivitete argëtuese: ''A mund të vraponi deri tek babi pastaj të ktheheni tek mami?'' ''A mund ta merrni topin dhe ta gjuani me rrokullisje deri tek gjyshi?''.

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj po mëson të kuptojë dhe të ndjekë udhëzime të thjeshta me dy drejtime. Pasi të rritet fëmija, ai/ajo do jetë në gjendje të ndjekë udhëzime edhe më të vështira, të bëhet gati për në kopësht, dhe aktivitete akoma më vështira gjatë jetës së përditshme. Lojërat tuaja argëtuese në shtëpi po e ndihmojnë zhvillimin kognitiv (arsyetimin) e fëmijës tuaj, si dhe aftësitë e tij/saj gjuhësore dhe komunikuese (kuptimi i udhëzimeve të të tjerëve).