Ndryshimet në vendin e pickimit nga insektet dhe reaksionet alergjike - si t’i njihni ato?

Ndryshimet dhe reaksionet që ndodhin si pasojë e insekteve zakonisht manifestohen si ndryshime në vendin e pickimit dhe si reaksione që ndikojnë në të gjithë trupin e fëmijës.
Body

Ndryshimet në vendin e pickimit (ndryshimet lokale) më shpesh shfaqen si:

  • Parehati
  • Skuqje
  • Dhimbje
  • Ënjtje
  • Kruarje
  • Nxehtësi
  • Shfaqje e një sasie të vogël gjaku

Pas shfaqjes së ndryshimeve të lokalizuara, është e nevojshme të vëzhgohet nga afër gjendja e përgjithshme e fëmijës tuaj në orët në vazhdim, në mënyrë që të detektohet me kohë fillimi i mundshëm i një reaksioni alergjik serioz.

Ndryshimet dhe reaksionet ndaj pickimit të insekteve në raste të rënda mund të ndikojnë në të gjithë trupin e fëmijës. Nëse ndodh kjo gjendje, kjo mund të jetë një shenjë e një reaksioni alergjik të rëndë dhe kërcënues për jetën, andaj kërkon ndërhyrje urgjente mjekësore. Disa nga simptomat dhe shenjat më të zakonshme të një reaksioni të rëndë alergjik janë:

  • Kruajtja dhe skuqja në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe në vende larg vendit të pickimit
  • Urtikarie (gunga të kuqe në lëkurë)
  • Ënjtja e fytyrës, buzëve, qepallave ose gjuhës
  • Gudulisja në fyt
  • Shtrëngim i fytit ose i kraharorit
  • Kolla
  • Mungesa e frymës, vështirësia në frymëmarrje dhe gulçimi
  • Të vjella, ngërçe abdominale, diarreja
  • Marramendja dhe humbja e vetëdijes
  • Pulsi i dobët
  • Rënia e tensionit të gjakut
  • Lëkura e zbehtë
  • Djersitja
  • Tensioni

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma dhe shenja te fëmija, telefononi menjëherë (194) shërbimin mjekësor të urgjencës dhe nëse rrethanat janë të tilla që mund të shkoni te mjeku më shpejt, rregulloni transportimin e fëmijës në institucionin më të afërt shëndetësor (klinikë, qendër shëndetësore, spital), me sigurimin e masave të rianimamimit kardiopulmonar gjatë transportit, nëse është e nevojshme.