Në kërkim të tingullit!

Materialet që ju nevojiten: Muzikë për fëmijë, një mjet teknologjik si telefon ose një tablet.

Çfarë mund të bëni së bashku: Aftësitë e dëgjimit zhvillohen me kalimin e moshës, duke u mbështetur  dhe duke krijuar përvoja. Vendosni një muzikë në një telefon apo tablet, dhe fshiheni atë. Kini kujdes, që foshnja juaj mos të shikojë ku ju e keni fshehur telefonin apo tabletin. Më pas, pyesni atë: "Nga po vjen muzika?" 

Lëreni fëmijën tuaj të kërkojë burimin e muzikës dhe të festojë kur ta gjejë atë. Përsëriteni këtë lojë në zona të ndryshme të dhomës. Nëse ai/ajo tashmë mund të zvarritet, ju mund ta fshehni muzikën nën një karrige, kolltuk ose tavolinë që ai/ajo mund t'i qaset lehtësisht. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Ky aktivitet e ndihmon fëmijën tuaj që të zhvillojë aftësitë e dëgjimit.