Ne shkojmë së bashku!
Materialet që ju nevojiten: Asnjë
Çka mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj mund të ketë dëshirë që të mundohet të ngjis dhe të zbres shkallët (shtëpia juaj mund të mos ketë shkallë, por mbase në ndonjë vend jashtë shtëpisë tuaj ku mund t`i ndihmoni të ushtroj). Sigurohuni që jeni afër fëmijës gjersa ai apo ajo mundohet të ngjis apo të zbres shkallët. Në fillim mund të zvarritet dhe më pas të provoj të ecë duke u mbajtur për dorën tuaj apo në parmakun e shkallëve. Inkurajojeni fëmijën tuaj me një këngë apo brohoritje si: “Ngjitemi së bashku! Mami dhe [emri i fëmijës] po ngjiten shkallëve. Ngjitemi së bashku! Bëjmë një hap, dhe ngjitemi lartë! Bëjmë një hap, dhe ngjitemi lartë!
Çfarë mëson fëmija juaj: Fëmija juaj mëson të koordinoj lëvizjet e këmbëve dhe shputave të tija apo saj në mënyrë që përsos një sfidë të re fizike. Nëse shtoni edhe numërimin në këngën apo brohoritjen tuaj (“Një hap i madh! Dy hapa të mëdhenj”, etj.) do të mbështesni edhe zhvillimin e hershëm matematikor të tij apo të saj.