Ngjitemi lart dhe zbresim poshtë së bashku
Materiale që ju nevojiten: Asnjë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Në këtë moshë, fëmija juaj do përpiqet që të ngjisë shkallët (në shtëpinë tuaj ose diku tjetër nëse nuk keni shkallë). Mund të krijoni një këndë të vogël ndërsa i qëndroni afër fëmijës kur ai/ajo përpiqet të ngjitet lart ose të zbresë poshtë. Për shembull: "Këtu ne shkojmë lart- lart dhe më lart.Ja tek ngjitemi shkallëve. Mami (ose babi) dhe unë së bashku!" Mund të vendosni një lodër ose një objekt tjetër të vogël në fillim të shkallëve që të mbajë interesin e fëmijës për t'u ngjitur. Për siguri, ju mund të vendosni dorën mbi fëmijën tuaj, të qëndroni një hap mbrapa dhe ta inkurajoni atë, gjithmonë duke qëndruar aq afër sa duhet për sigurinë e tij/saj.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmija juaj po zhvillon dhe forcon koordinimin e saj/tij fizik. Gjithashtu, fëmija juaj është gjithnjë e më i sigurt se familja e saj/tij do ta ndihmojë atë për të mësuar gjëra të reja dhe që të qëndrojë i/e sigurt.