Një fëmijë si pasagjer në një automjet

Respektimi i rregullave në lidhje me fëmijët kur i transportojmë ata me mjete motorike, si dhe praktikimi i drejtimit të sigurt  të makinës, janë parimet bazë të sigurisë së fëmijëve si pasagjerë në mjetet motorike.
Body
  • Një fëmijë nën 12 vjeç nuk duhet të qëndrojë në sediljen e përparme të një mjeti motorik.
  • Një fëmijë nën tre vjeç mund të qëndrojjë në ndenjësen e përparme, nëse vendoset në karrigen e posaçme  të fëmijëve, me kusht që automjeti të mos ketë airbag  ose ai të jetë i fikur.
  • Një fëmijë nën tre vjeç vendoset në makinë në karriget e posaçme për fëmijët, përveçse në mjetet e transportit publik të pasagjerëve.
  • Fëmija nuk është i sigurt në krahët e një të rrituri.
  • Fëmija nuk është i sigurt nëse  ka vendosur rripin e sigurimit të një adulti dhe nuk ka lartësi ose peshë të mjaftueshme. Për shkak të përdorimit të gabuar, në rast përplasjeje, rripi i sigurimit mbrojtës mund t'i shkaktojë dëmtime shtesë fëmijës.
  • Fëmija mund të lidhet me rripin e sigurimit pa përdorur ndenjësen e makinës kur ai/ajo arrin peshën prej 36 kg ose lartësinë 150 cm.

Në mënyrë që ndenjëset e makinave të sigurojnë mbrojtje të përshtatshme, duhet të plotësohen tre kushte:

  • ndenjësja e makinës korrespondon me peshën e fëmijës dhe plotëson standardin e sigurisë,
  • ndenjësja e makinës është instaluar në mënyrë korrekte në makinë,
  • fëmija është i lidhur siç duhet në sediljen e makinës.