Një festë "me çaj" për kafshët e mia

Materialet që ju nevojiten: Një batanije ose fletë, filxhanë, pjata, ibrik çaji (ushqim i vërtetë: opsionale!), të gjitha kafshët tuaja të preferuara, si për shembull arushi Tedi.

Çfarë mund të bëni së bashku: Shtroni një batanije në dysheme dhe vendosni filxhanët dhe pjatat përreth batanijes. Shtoni çajin tuaj në qendër të rrethit. Këtë pjesë ju mund ta bëni me fëmijën tuaj, ose mund t'i vendosni të gjitha vetë me përsosmëri dhe të shijoni pamjen e gëzuar në fytyrën e tij/saj.

Sugjerojini fëmijës suaj të qerasë me çaj të gjitha lodrat e preferuara dhe t'i ftojë ata në festë. Vendosni kukullat dhe lodrat e buta përreth batanijes, duke krijuar hapësirë edhe për veten tuaj. Ju mund të ftoni sa më shumë miq, nga lodrat e tyre, aq sa të dëshirojnë ato. “Çaji” është një element i vazhdueshëm në festë!

Pasi të keni shërbyer me çaj të gjithë miqtë tuaj, lejoni që të fillojë biseda, 'Faleminderit që erdhët Tedi. A dëshironi çaj?' Nëse fëmijët janë të turpshëm ose të shqetësuar për idetë e tyre, të rriturit mund të ndihmojnë me tregimin dhe bisedën - nuk ka përgjigje të gabuara, vetëm lëreni imagjinatën tuaj të lirë!

Kjo lojë është e gjitha mbi imagjinatën, por edhe nëse përfshini një ëmbëlsirë në festë nuk do ishte gabim!

Çfarë po mëson fëmija juaj: Fëmijët tuaj do të dëshirojnë shumë që të ftojnë arushët e tyre në një festë shumë të veçantë me çaj! Ky është një aktivitet klasik që zhvillon krijimtarinë, fjalorin dhe imagjinatën e fëmijëve përmes lojës me role. Ajo gjithashtu bazohet në aftësitë sociale të fëmijëve, pasi ata do ju prezantojnë me të gjithë miqtë e tyre të preferuar!