Njohja e anëtarëve të familjes sime!

Materialet që ju nevojiten:  Foto të ndryshme anëtarëve të familjes; stilolaps ose ndonjë ngjyrë.  

Çfarë mund të bëni së bashku: Përpara se të filloni aktivitetin, përgatitni hapësirën duke vendosur një batanije ose tapet në dysheme. Ju gjithashtu mund ta realizoni aktivitetin në shtratin tuaj. Shkruani emrin e secilit anëtar të familjes në anën e pasme të secilës foto në mënyrë që t'i lexoni ato lehtësisht. 

Tani uleni fëmijën tuaj në hapësirën që keni përgatitur. Nëse fëmija juaj ka nevojë për ndihmë për t'u ulur, mund të përdorni disa jastëkë për t'i dhënë atij/asaj një mbështetje. Uluni përballë fëmijës dhe tregojini fotot, duke i thënë emrin e personit që i tregoni. Lëreni fëmijën që të shikojë foton për rreth 30 sekonda ndërsa ju i tregoni për këtë person. Pas 30 sekondash, ndryshoni fotot dhe ndiqni të njëjtën procedurë. 

Vazhdoni me pjesën tjetër të fotove derisa fëmija juaj të humbasë vëmendjen. Ju mund ta përsërisni këtë aktivitet 2 ose 3 herë në javë. 

Çfarë po mëson fëmija juaj: Me këtë aktivitet të thjeshtë, fëmija juaj do të fillojë të njohë fytyrat e anëtarëve të ndryshëm të familjes dhe të forcojë lidhjen me secilin prej tyre.