Njohja e Kafshëve
Materialet që ju duhen: Asnjë.
Çfarë mund të bëni së bashku: Qëndroni përjashta në një vend ku fëmijët kanë mundësi të dallojnë në natyrë kafshë të ndryshme - për shembull fshat ose në një park lokal, apo në kopshtin e shtëpisë. Kërkojuni fëmijëve të shikojnë përreth - cilat kafshë dhe insekte mund të shohin ata? Bëni që të hedhin një vështrim të gjatë në drejtime të ndryshme dhe të vizatojnë vëzhgimet e tyre. A ka krijesa në tokë dhe në bar? Në gjethet e shkurreve? Në pemë? Në qiell? Ata mund të eksplorojnë zona dhe habitate të ndryshme dhe të krahasojnë gjetjet e tyre magjepsëse.
Çfarë po mëson fëmija juaj: Lojërat identifikuese kërkojnë që fëmijët të jenë të vëmendshëm, të përqendrohen dhe të ruajnë përqendrimin e tyre. Duke vëzhguar mjedisin rrethues në kërkim të kafshëve, fëmijët do të mësojnë për natyrën dhe botën përreth tyre. Për më tepër, duke përshkruar natyrën e egër që shohin, ata/ato do të frymëzohen të eksplorojnë fjalorin e tyre dhe të mësojnë fjalë të reja.