Alergjitë te fëmijët

Alergjitë shfaqen kur sistemi imunitar i fëmijës suaj reagon ndaj një alergjeni siç është ushqimi, pluhuri ose poleni dhe alergjenë tjerë. Simptomat e një reaksioni alergjik të butë ose të moderuar përfshijnë skuqje, ënjtje, ndjesi shpimi gjilpërash në gojë ose buzë, dhimbje stomaku, të vjella, ethe të shkaktuar nga alergjia ndaj barit dhe astmë. Shenjat e anafilaksisë përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, fyt të ngushtë, kollë të vazhdueshme dhe të fikët. Kërkoni kujdes urgjent mjekësor, nëse mendoni se fëmija juaj ka alergji të rëndë.
Body

Si ndodhin alergjitë

Alergjitë ndodhin kur fëmija juaj reagon ndaj diçkaje në mjedis. Gjëja që e shkakton reagimin quhet alergjen. Mund të jetë diçka si ushqimi, thërrmijë të pluhurit ose polenit.

Alergjenët bëjnë që sistemi imunitar i fëmijës tuaj të prodhojë antitrupa specifikë (antitrupa IGE) që shkaktojnë çlirimin e histaminës dhe substancave të tjera në trupin e tij. Kjo çon në simptoma të alergjisë.

Janë të zakonshme reaksionet alergjike të lehta, të moderuara dhe madje edhe të rënda, mirëpo vdekjet nga reaksionet alergjike janë të rralla. Vdekjet mund të ndodhin kur ka një vonesë në dhënien e ilaçeve, që e shpëtojnë jetën personit që ka reagim alergjik.

Fëmijët që kanë anëtarë të familjes me alergji ose probleme alergjie si astma, ekzema dhe ethet e alergjisë së shkaktuar nga bari janë në rrezik të rritur të zhvillojnë edhe alergji.

Reagimet alergjike: sa shpejt ndodhin ato?

Një reaksion i menjëhershëm alergjik zakonisht ndodh brenda disa minutash ose deri në 1-2 orë pasi fëmija juaj të vijë në kontakt ose ta hajë substancën nga e cila ka alergji.

Një reaksion i vonuar alergjik zakonisht ndodh disa orë pas ekspozimit. Mund të ndodhë edhe deri në disa ditë pasi fëmija juaj të vijë në kontakt me substancën nga e cila është alergjik.

Reaksionet alergjike të lehta ose të moderuara: simptomat

Nëse fëmija juaj ka një reaksion alergjik të butë ose të moderuar, simptomat e saj tij mund të përfshijnë një ose më shumë nga sa vijon:

  • skuqje, simptoma të lisë së dhenve (koshere) ose rripa
  • ënjtje e fytyrës, syve ose buzëve
  • ndjesi shpimi gjilpërash ose kruajtje të gojës
  • ekzemë, ethe si rezultat i alergjisë nga bari ose astmë - këto simptoma mund të jenë më keq se zakonisht
  • diarre, dhimbje stomaku ose të vjella.

Vini re se nëse fëmija juaj ka diarre, dhimbje stomaku ose të vjella pas pickimit të një insekti, kjo do të thotë se ai ka një reaksion të rëndë alergjik.

Reaksion i rëndë alergjik ose anafilaksi: simptomat

Një reaksion i rëndë alergjik quhet anafilaksi. Simptomat mund të përfshijnë një ose më shumë nga sa vijon:

  • frymëmarrje të vështirë ose të zhurmshme
  • ënjtje ose ngushtësi të gjuhës dhe fytit
  • vështirësi në të folur ose një zë i ngjirur
  • fishkëllimë ose kollë e vazhdueshme
  • marramendje të vazhdueshme ose të fikët
  • zbehje dhe plogështi (te fëmijët e vegjël)
  • diarre, dhimbje stomaku ose të vjella pas pickimit të një insekti.

Anafilaksia është një reaksion alergjik kërcënues për jetën dhe ka nevojë për kujdes urgjent mjekësor. Nëse fëmija juaj ka një reagim anafilaktik, së pari shtrijeni rrafsh. Mos e lini të qëndrojë ose të ecë përreth. Përdorni një injektor automatik adrenaline si EpiPen® nëse ekziston një i tillë. Pastaj thirrni një ambulancë.

Testimi për alergji

Testet e zakonshme për zbulimin e një alergjie për shkaqe specifike përfshijnë:

  • Testi në lëkurë: lëkura e fëmijës suaj shpohet me një pajisje të veçantë që duket pak si një kruese dhëmbësh dhe që përmban një pikë të një alergjeni specifik. Nëse del një shenjë aty ku lëkura e fëmijës tuaj është shpuar, fëmija juaj ka gjasa të ketë alergji.
  • Testet e gjakut: synoni të zbuloni nëse gjaku i fëmijës suaj përmban antitrup specifik IgE që veprojnë kundër alergjenëve të caktuar (të tilla si polenet, pluhuri i shtëpisë etj.). Nëse gjaku i fëmijës suaj ka një sasi të lartë të antitrupave, ai me siguri ka një alergji. Fëmija juaj mund ta bëjë këtë test, nëse nuk mund të bëjë testimin e lëkurës.

Ju mund të dëgjoni për teste siç është testimi i antitrupave të ushqimit IgG, testimi Vega dhe analiza e flokëve. Këto teste nuk janë provuar shkencërisht si teste alergjie.

Trajtimi për reaksione alergjike të lehta deri të moderuara

 Dhënia e fëmijës tuaj një dozë antihistamine (në formë tabletash ose shurupi) është e përshtatshme nëse fëmija juaj ka një reaksion alergjik të lehtë dhe të moderuar, duke përfshirë skuqje të lëkurës, ndjesi shpimi gjilpërash ose ënjtje.

Në fakt, të kesh pak shurup antihistaminë në çantën e ndihmës së parë në shtëpi ose në çantë është një ide e mirë – shurupi i tillë është i dobishëm në rast nevoje.

Trajtime të tjera për alergji

 Në varësi të llojit të reaksionit alergjik që ka fëmija juaj, ai mund të ketë nevojë për trajtime të tjera. Për shembull:

  • Në disa raste, doktori juaj mund të përshkruajë kortikosteroide për ta trajtuar reaksionin alergjik.
  • Nëse fëmija juaj ka ekzemë, ai/ajo mund të ketë nevojë për vajra kortikosteroide.
  • Nëse fëmija juaj ka ethe të shkaktuar nga alergjia e barit, ai/ajo mund të ketë nevojë për spërkatje kortikosteroide në hundë.
  • Nëse fëmija juaj ka astmë, ai/ajo mund të ketë nevojë për një inhalues si Ventolin (salbutamol) ose Bricalin (terbutaline).

Fëmijët që kanë alergji të vazhdueshme dhe të mundimshme ndaj pickimit të insekteve, pluhurit të shtëpisë dhe polenit të barit, mund të marrin imunoterapi për t’i zvogëluar simptomat e tyre.

Trajtimi për anafilaksinë

Fëmijëve me rrezik të konsiderueshëm të anafilaksisë shpesh u përshkruhen auto-injektorë adrenaline - për shembull, EpiPen®.

Nëse fëmijës tuaj i është përshkruar një automobilizues adrenaline, është e rëndësishme që të dy ju dhe fëmija juaj të mësoni se si dhe kur ta përdorni atë. Injektori automatik i adrenalinës së fëmijës tuaj duhet të jetë i lehtë për t’u gjetur dhe pranuar në çdo kohë. Ju gjithashtu mund t’i mësoni të tjerët - familjen, miqtë, mësuesit dhe kujdestarët - si ta përdorin atë.

Po ashtu do të ishte një ide e mirë që fëmija juaj të mbajë një byzylyk mjekësor, për t’i njoftuar njerëzit e tjerë për alergjinë e tij të veçantë.