Kollitja
Shkaqet e kollitjesKa shumë shkaqe të kollitjes te fëmijët, duke përfshirë:
Deri tani shkaku më i zakonshëm i kollitjes është ndonjë infeksion viral, kur kollitja krijohet zakonisht si pjesë e një të ftohti. Shkaku tjetër më i zakonshëm i kollitjes është astma. Shkaqet të tjerë të kollitjes janë relativisht të rralla. Simptomat e kollitjesKollitja e fëmijës suaj dhe çdo simptomë tjetër do të ndryshojnë në varësi të shkakut të kollitjes. Kollitja që krijohet pas një të ftohti zakonisht zbutet dhe nganjëherë prodhon mukozë. Shpeshherë përkeqësohet gjatë natës. Kjo ndodh sepse kur fëmija juaj shtrihet, mukoza pikon nga pjesa e pasme e hundës dhe gojës në kanalin e frymëmarrjes. Kollitja e astmës shpesh është më e keqe gjatë natës dhe pas ushtrimeve fizike. Fëmija juaj gjithashtu mund të ketë një fishkëllimë dhe vështirësi në frymëmarrje siç është gulçimi. Një kollë e zhurmshme dhe e shterur mund të nënkuptojë që fëmija juaj të ketë pezmatim të laringut dhe trakesë. Nëse fëmija juaj fillon të kollitet papritmas dhe gjithashtu të merr frymë pas një episodi të ngulfatjes, ai/ajo mund të ketë inhaluar një objekt të huaj. Nëse fëmija juaj ka sulme të kollitjes për shumë javë, me “gulçitje” kur merr frymë dhe të shoqëruar me skuqje të fytyrës, të përziera dhe të vjella, atëherë mund të bëhet fjalë për kollën e keqe. Tek fëmijët e rritur ose fëmijët adoleshent, kollitja mund të bëhet zakon. Zakonisht këto kollë “ushtojnë si bori”, por nuk shfaqen derisa fëmija është në gjumë. Kur duhet ta vizitoni mjekun lidhur me kollitjen Nëse fëmija juaj ka një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme, duhet ta çoni te mjeku i përgjithshëm:
Në shumicën e rasteve, fëmija juaj nuk do të ketë nevojë ta vizitojë mjekun nëse përndryshe është mirë përveç kollës së tij/saj. Testet për kollitjen Shumica e fëmijëve me kollë nuk kanë nevojë për ndonjë test. Mjeku zakonisht mund ta zbulojë shkakun e kollitjes, duke e analizuar me kujdes historinë e sëmundjes, dhe duke e ekzaminuar fëmijën tuaj. Mjeku nganjëherë mund të urdhërojë të bëhet rëntgen të gjoksit ose testim të gjakut. Trajtimi i kollitjes Shumica e rasteve të kollitjes nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim të veçantë. Shumica e fëmijëve nuk kanë nevojë për antibiotikë kundër kollitjes. Nëse kollitja e fëmijës suaj është shkaktuar nga astma, ajo mund të trajtohet me ilaçe kundër astmës të dhëna përmes nebulizatorit ose puferit. Tymi i duhanit mund të përkeqësojë kollën e fëmijës tuaj, prandaj mbajeni shtëpinë tuaj pa tym. Ilaçet kundër kollitjes nuk bëjnë ndonjë ndryshim në kollitje. Avulluesit dhe lagështuesit nuk e lehtësojnë kollitjen. Gjithashtu, fëmijët e vegjël mund ta gëlltisin aksidentalisht tretësirën e avulluesit (zakonisht përmban mentol ose eukalipt) ose të digjen. Mjalti mund ta shkurtojë kohëzgjatjen e kollës, por nuk duhet t'u jepni mjaltë fëmijëve më të vegjël se 12 muaj për shkak të rrezikut të botulizmit infantil. Zakonisht një kollë pas një ftohjeje do të përmirësohet me kalimin e kohës, pavarësisht se si e trajtoni atë. Parandalimi i kollitjes Nëse kollitja e fëmijës suaj është shkaktuar nga astma, zakonisht mund ta parandaloni atë me trajtimin e duhur. Kollitja kryesisht parandalohet përmes vaksinimeve rutinë. Ju duhet ta minimizoni rrezikun e gëlltitjes së objekteve të huaja, duke mos i lënë të vegjlit dhe foshnjat të hanë arra të plota ose të luajnë me objekte të vogla që ata/ato lehtë mund t’i gëlltisin. Fatkeqësisht, nuk mund të parandaloni kollën e shkaktuar nga një infeksion viral. |