Ftohjet

Ftohjet janë shumë të zakonshme te fëmijët, sidomos në dimër. Simptomat e të ftohtit përfshijnë një hundë të mbushur ose me rrjedhje, teshtimë, dhimbje të fytit dhe veshëve, kollë dhe dhimbje koke. Nuk ka trajtim që mund të bëjë që ftohja të largohet më shpejt. Mirëpo paracetamoli ose ibuprofeni, lëngjet dhe spërkatja e hundës me ujë të kripur (saline) mund të ndihmojnë me simptomat. Vizitoni mjekun nëse simptomat e fëmijës tuaj nuk përmirësohen, ose nëse fëmija juaj nuk bën mirë. Ju mund t’i ngadalësoni përhapjen e ftohjes, nëse i lani duart dhe e mbuloni gojën kur kolliteni.
Body

Fëmijët dhe ftohjet

Një fëmijë i moshës mesatare parashkollore ka të paktën gjashtë ftohje në vit. Ndonjëherë, sidomos në dimër, mund të duket sikur fëmija yt është i sëmurë për javë të tëra, mezi e ka kaluar një të ftohtë para se të ftohet sërish.

Fëmijët e vegjël ftohen shumë, sepse nuk kanë pasur rastin të ndërtojnë imunitet ndaj viruseve të shumta që shkaktojnë ftohje. Përderisa fëmija juaj rritet, ai/ajo gradualisht do ta rrisë imunitetin dhe do të ketë më pak ftohje.

Ftohjet quhen edhe infeksione të aparatit të sipërm të frymëmarrjes.

Shkaqet e ftohjeve

Shumica e ftohjeve shkaktohen nga viruset. Në fakt, ka mbi 200 lloje virusi që mund të shkaktojnë ftohje.

Viruset që shkaktojnë ftohje përhapen nga teshtitja, kolla dhe kontakti me dorë.

Simptomat e ftohjes

Simptomat ndryshojnë nga fëmija në fëmijë dhe nga sëmundja në sëmundje. Mund të shihni ndonjë ose më shumë nga simptomat në vijim:

  • hundë të mbushur (të zënë) ose me rrjedhje
  • teshtimë
  • dhimbje të fytit dhe të veshëve
  • kollitje
  • dhimbje të kokës
  • sy të kuq
  • ënjtje të nyjave limfatike
  • herë pas here ethe.

Shpeshherë, fëmija juaj do të humbasë oreksin dhe madje mund të ndihet i/e sëmurë ose të ketë të vjella. Ai/ajo mund të ndihet keq ose të jetë i/e irrituar. Simptomat e të ftohtit zakonisht zgjasin diku nga disa ditë deri në një javë ose më shumë. Zakonisht fëmija yt do të shërohet plotësisht pa asnjë problem.

Shumë herë ka komplikime si infeksioni i veshit, laringiti ose inflamacion të laringut dhe rrugëve të frymëmarrjes, ose infeksionet e poshtme të aparatit të frymëmarrjes si brokoliti ose pneumonia. Këto janë sëmundje relativisht të rralla në krahasim me të ftohtin pa ndërlikime.

Ndonjëherë është e vështirë t'i dallosh simptomat e ftohjes dhe gripit. Kur njerëzit thonë se kanë grip, zakonisht kanë me të vërtetë një ftohje. Njerëzit me grip mund të kenë më shumë dhimbje muskujsh, dridhje dhe ethe më të larta.

A ka nevojë fëmija juaj ta vizitojë mjekun, për shkak ftohjes?

Pothuajse të gjitha ftohjet shërohen vetë. Por duhet ta dërgoni fëmijën tuaj për t’u kontrolluar nga mjeku, nëse fëmija juaj ka një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme. Fëmija juaj:

  • nuk do të pijë lëngje
  • vjell shpesh
  • është jashtëzakonisht i/e lodhur ose i/e përgjumur
  • ka ethe që nuk përmirësohet në 48 orë
  • ka kollë që zgjat më shumë se dy javë
  • ka frymëmarrje të turbullt ose frymëmarrje të ftohtë.
  •  

Duhet ta telefononi ambulancën ose të shkoni në emergjencën e spitalit nëse fëmija juaj:

  • ankohet për një dhimbje intensive të kokës
  • është i/e zbehtë dhe i/e përgjumur
  • ka rritje të vështirësive të frymëmarrjes, ose merr frymë më shpejt ose më vështirë sesa normalisht
  • është më i/e vogël se tre muaj dhe ka ethe
  • ka një skuqje që nuk zhduket edhe kur mbani një gotë të shtypur kundër skuqjes.

Gjithashtu, vizitoni mjekun tuaj, nëse fëmija juaj nuk bëhet më mirë për 48 orë, ose nëse jeni të shqetësuar.

Teste për ftohje

Shumica e fëmijëve me ftohje nuk kanë nevojë për teste. Ndonjëherë mjeku mund të bëjë analiza për t’i përjashtuar problemet e tjera.

Mjekimi i ftohjes

Nuk ka shërim për të ftohtin e zakonshëm. Gjithashtu nuk ka as mjekim specifik që mund ta bëjë ftohjen të përfundojë më shpejt. Gjëja më e mirë është të trajtohen simptomat.

Mjekimi fillon duke u siguruar që fëmija juaj është duke pirë mjaftueshëm në mënyrë që të mos dehidratohet, veçanërisht nëse ka ethe. Ndoshta duhet t’i jepni fëmijës sasi më të vogla lëngjesh, por në intervale më të shpeshta. Ja se çfarë duhet të bëni:

Ja disa gjëra të tjera që mund të bëni, për t’i lehtësuar simptomat e fëmijës:

  • Nëse fëmija juaj ka ethe dhe ka dhimbje ose siklet, jepini atij/asaj paracetamol në dozën dhe shpeshtësinë e rekomanduar nga mjeku. Gjithashtu, mund t’u jepni ibuprofen fëmijëve të moshës mbi tre muaj.
  • Mos i bëni presion fëmijës të hajë. Nëse fëmija juaj nuk është i/e uritur derisa ka ethe, kjo është në rregull. Oreksi i tij/saj do të kthehet, kur të fillojë të ndihet më mirë.
  • Përpiquni t’i jepni fëmijës pika për hundë me ujë të kripur (saline), të cilat mund të ndihmojnë në lehtësimin e hundës së bllokuar.
  • Inkurajojeni fëmijën tuaj që t’i marrë gjërat shtruar, mirëpo nuk ka nevojë që ai/ajo të qëndrojë në shtrat. Lëreni fëmijën të vendosë se sa aktiv/e dëshiron të jetë.
  • Vini re se nuk është e nevojshme të qëndrojë larg produkteve të bulmetit – ato nuk krijojnë mukozë shtesë.
  • Këto ilaçe nuk janë të rekomanduara për ftohje, përveç nëse mjeku juaj e thotë të kundërtën:

Ilaçet për koll dhe Dekongestantët mund të shkaktojnë efekte anësore që mund të jenë të rënda.

Antibiotikët: ftohjet zakonisht shkaktohen nga viruset, kështu që antibiotikët nuk do të ndihmojnë dhe madje mund të shkaktojnë trazim të stomakut dhe diarre.

Parandalimi i ftohjeve

  • Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pas teshtimës, kollitjes dhe fryrjes së hundëve, si dhe kuptohet lani ato para ngrënies.

  • Mbulojeni gojën me bërryl, kur të kolliteni për të mos marrë mikrobe në duar.

  • Mos ndani shishet e pijeve, filxhanët dhe enët me njerëzit që kanë ftohje.