Nënat e reja: trupi juaj pas lindjes
Nënat e reja: trupi juaj në javën e parë pas lindjes Java e parë pas lindjes së foshnjës tuaj është koha kur ju kujdeseni dhe e njihni fëmijën tuaj të ri. Ju do të keni gjakderdhje dhe dhimbje vagjinale rreth vagjinës ose plagës cezariane. Ju gjithashtu mund të keni dhimbje të gjirit ose thithkës. Kjo është arsyeja pse java e parë pas lindjes është gjithashtu një kohë për ju që të pushoni dhe të rikuperoheni sa më shumë që mundeni. Bisedoni me mjekun tuaj, nëse dhimbja ua vështirëson pushimin, gjumin ose kujdesin për veten ose foshnjën tuaj. Përgjegjësi juaj shëndetësor mund t’ju ndihmojë me ilaçe për qetësimin e dhimbjeve. Po ashtu është një ide e mirë të parashtroni ndonjë pyetje tjetër që keni për veten ose foshnjën tuaj. Gjakderdhja vagjinale Ju do të keni ca gjakderdhje vagjinale. Kjo fillon menjëherë pas lindjes dhe zgjat 4-6 javë. Gjakderdhja zakonisht zbutet gjatë javëve të para dhe ndryshon nga ngjyra e kuqe e ndritshme në nuanca të kuqe drejt ngjyrës kafe. Ju do të keni nevojë të përdorni vate në vend të tamponëve. Ju mund të preferoni të përdorni vatë të lindjes në fillim - këto janë më të mëdha dhe më të gjata se ato të zakonshme. Gjakderdhja mund të rritet për një kohë të shkurtër kur e ushqeni fëmijën me gji ose jeni duke ecur. Nëse perineumi juaj ndihet i nxehtë ose bëhet më i fryrë, ose nëse kundërmon erë të keqe të ndërlidhur me gjakderdhjen vagjinale, bëni një kontroll te mjeku juaj. Këto ndryshime mund të jenë një shenjë e infeksionit. Dhimbja pas lindjes vagjinale Ju mund të ndjeni dhimbje pas një lindjeje vagjinale edhe nëse nuk keni pasur ndonjë prerje ose qepje. Kjo ndodh sepse muskujt dhe nervat rreth perineumit tuaj janë zgjatur dhe mavijosur. Ka disa gjëra që mund të përpiqeni t’i bëni për ta ndihmuar lehtësimin e dhimbjes, ënjtjes dhe mavijosjes së perineumit tuaj:
Nëse keni dhimbje gjatë urinimit, tregoni mjekut tuaj. Kjo mund të shkaktohet nga plagët e lehta në perineumin tuaj. Mund të provoni:
Nëse keni qepje për ta riparuar një të çarë ose një episiotomi, ato do të treten gradualisht 1-2 javë pas lindjes. Dhimbja pas lindjes cezariane Pas lindjes cezariane, do të keni një plagë kirurgjikale në pjesën e poshtme të barkut tuaj. Është normale që plaga t’u shkaktojë dhimbje. Mund të ndihmojë për ta lehtësuar problemin me plagën, nëse vendosni jastëkë nën gjunjë kur shtriheni në shpinë, ose ta vendosni jastëkun nën bark kur shtriheni në anën tuaj. Kur uleni nga pozicioni i shtrirë, rrotullohuni anash dhe përdorni krahët për ta ngritur pjesën e sipërme të trupit nga dysheku. Mjeku juaj do t’ju thotë t’i kufizoni stërvitjet dhe aktivitetet e fuqishme pas lindjes cezariane. Është mirë që t’i shmangni detyrat që përfshijnë ngritjen, bartjen dhe vozitjen në javët e para. Ju mund të kërkoni nga miqtë dhe familja juaj që t’ju ndihmojnë me këto detyra. Një shëtitje e lehtë çdo ditë mund ta ndihmojë trupin tuaj të shërohet. Ju gjithashtu duhet të flini dhe pushoni sa më shumë që të mundeni. Veshjet e gjera dhe të brendshmet e pambuku ndoshta do të jenë më të rehatshme për plagën tuaj. Madhësia e varrës cezariane është e ndryshme për secilën grua, por plaga juaj do të duket më e vogël në javët e para pas lindjes, ndërsa mavijosja dhe ënjtja qetësohen. Nëse plaga juaj ose zona përreth saj bëhet e kuqe, ndihet e ngrohtë në prekje ose rrjedh, atëherë me siguri mund të jetë e infektuar. Prandaj duhet ta vizitoni mjekun tuaj. Dhimbjet e mëvonshme Dhimbjet e mëvonshme janë ngërçet e shkurtra të shkaktuara nga kontraktimi i mitrës suaj për t’u zvogëluar dhe kontrolluar gjakderdhjen. Ju mund të merrni përjetoni dhimbje të mëvonshme pas ushqyerjes me gji, sepse hormonet e lëshuara kur ushqeni me gji gjithashtu shkaktojnë që të tkurret mitra. Kjo ndihmon që mitra juaj të bëhet më e vogël dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme. Dhimbjet pasuese janë të pakëndshme dhe mund të zgjasin disa ditë. Në këtë drejtim mund t’ju ndihmojnë paketat e ngrohta në barkun ose kurrizin tuaj. Dhimbjet pasuese janë më të zakonshme tek gratë që kanë lindur më parë, por mund t’i keni edhe pas lindjes tuaj të parë. Ata në përgjithësi bëhen më të fortë me çdo lindje. Dhimbje në gjoks dhe thithë Ju mund të prisni dhimbje të thithkave dhe gji të ndjeshëm në javën e parë pasi vjen qumështi juaj dhe ju dhe fëmija juaj e mësoni ushqimin me gji. Arsyeja më e zakonshme për dhimbjen është mosvënia adekuate e fëmijës suaj në gji. Me një lidhje të mirë, kjo zakonisht do të qetësohet. Kërkoni ndihmë nga profesionisti juaj shëndetësor nëse nuk jeni të sigurt, ose jeni shumë të lënduar. Këtu janë dhënë disa gjëra të tjera që mund të bëni për të ndihmuar me ndjeshmërinë e gjirit dhe thithkave:
Nëse pezmatimi i gjirit dhe thithkave nuk përmirësohet nga dita në ditë, mund të flisni me një profesionist shëndetësor. Mungesa e vetëpërmbjajtes së urinës dhe zorrëve në muajt e parë pas lindjes Në muajt e parë pas lindjes, mund të zbuloni se urinoni aksidentalisht ose keni lëvizje aksidentale të zorrëve, veçanërisht kur qeshni, kolliteni ose teshtini. Kjo zakonisht rregullohet kur të zbutet ënjtja juaj, të kthehet ndjesia dhe muskujt bëhen më të fortë. Mund të ndihmojnë ushtrimet e legenit në dysheme për t’i forcuar muskujt tuaj. Nëse ende keni probleme me mospërmbajtje kur fëmija juaj i bën gjashtë javë ose më shumë, bisedoni me mjekun tuaj, i cili do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë ose t’ju udhëzojë te një fizioterapist shëndetësor i grave ose specialist për këtë problematikë. Mospërmbajtja pas lindjes është shumë e zakonshme dhe ka shumë trajtime që mund të ndihmojnë. Pesha në muajt e parë pas lindjes Humbja e peshës normalisht ndodh gradualisht pas lindjes. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e lehta si ecja mund të ndihmojnë në humbjen e peshës. Ushqyerja me gji gjithashtu mund të ndihmojë. Humbja e peshës është më e sigurt kur e bëni atë me hapa të ngadaltë. Nëse qëllimi juaj është të ktheheni në peshën tuaj para shtatzënisë, mund të prisni që kjo të zgjasë disa muaj. Nëse keni qenë mbipeshë para se të mbeteni shtatzënë dhe dëshironi të humbni peshë, bisedoni me profesionistin tuaj të shëndetit. Nëse jeni duke humbur shumë peshë dhe jeni nën peshë, është gjithashtu ide e mirë të flisni me profesionistin tuaj shëndetësor. Flokët në muajt e parë pas lindjes Ju mund të humbisni disa qime nga koka juaj në muajt pas lindjes. Kjo nuk do të zgjasë dhe duhet të qetësohet, kur fëmija juaj të jetë rreth gjashtë muajsh. Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të niveleve të hormoneve në trupin tuaj. Humbja e flokëve nuk shkaktohet nga ushqyerja me gji, andaj largimi i foshnjës tuaj nga gjiri nuk do të ndihmojë. Shenjat e shtrirjes Ju mund të keni shenja shtrirjeje në bark, ije dhe gjoks gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, shenjat zakonisht ndryshojnë, duke u zbehur nga një ngjyrë e kuqe në një ngjyrë argjendi dhe duke u bërë më të vogla. Shëndeti juaj dhe shëndeti i foshnjës suaj do të rishikohen në një kontroll gjashtë javor te mjeku juaj. Ky është një shans për ju që të pyesni për çdo ndryshim fizik ose emocional që ju shqetëson. Marrëdhënia juaj në muajt e parë të prindërimit Të bëheni prindër është një ndryshim i madh për ju dhe partnerin tuaj. Disa çifte gjejnë një lidhje më të thellë, por të tjerëve u duhet kohë për ta ushqyer lidhjen e tyre si prindër. Ndjenjat tuaja për seksin dhe intimitetin mund të varen nga shumë gjëra, siç janë: përvoja juaj e lindjes, dhimbja, lodhja, kërkesat për t’u kujdesur për foshnjën tuaj dhe mënyra si ndiheni për trupin tuaj pas shtatzënisë dhe lindjes. Me të vërtetë mund të ndihmojë nëse i ndani me të tjerët përvojat dhe idetë. Mund të provoni të jeni në kontakt me nënat e tjera të reja, duke i vizituar grupet e nënave. Nëse nuk jeni të sigurt se ku t’i gjeni ato, pyesni infermieren tuaj në shtëpi.
|