Dhimbja e barkut: çfarë është?
Çfarë është dhimbja e barkut?
Me dhimbje të barkut nënkuptohen të qarat dhe zhurmimet që ndodhin shpesh, ose zgjasin për një kohë të gjatë. Mund të shfaqet, kur fëmija juaj t’i mbush disa ditë ose disa javë.
Nëse foshnja juaj ka dhimbje barku, ai/ajo nuk do të jetë rehat dhe do të bëj zhurmë lidhur me të ushqyerit. Për shembull, ai/ajo mund të ushqehet, por menjëherë mund të duket se është përsëri i/e uritur. Ose mund të mos ushqehet mirë, shpeshherë duke mos u rehatuar në gji ose në shishe.
Mund ta shihni që foshnja juaj kalon periudha të gjata jo rehat ose bën qarje të pazakonta, madje ai/ajo mund të qajë me zë shumë të lartë. Gjatë kësaj periudhe të qarjes, foshnja juaj mund t’i ngre këmbët lart, sikur të kishte dhimbje. Është shumë e vështirë ose edhe e pamundur ta qetësoni ose ngushëlloni foshnjën tuaj kur është në këtë gjendje. Gjithçka që bëni nuk duket se sjell ndonjë ndryshim.
Të qarat dhe zhurmimi mund të vazhdojnë me orë të tëra, dhe shpesh është më keq në mbrëmje.
Mund të jetë shumë shqetësuese për ju, dhe shpesh zhgënjyese edhe për kujdestarët tjerë, mjekët dhe infermieret. Por nëse foshnja juaj qan dhe zhurmon, nuk do të thotë që ju jeni prind i keq. Edhe prindërit më besim të madh në vete dhe të qetë mund të kenë foshnje që qajnë shumë.
Disa foshnje me simptoma “të dhimbjes së barkut” kanë probleme mjekësore, prandaj është mirë që ta vizitoni mjekun për t'i hequr dyshimet e problemeve mjekësore, nëse foshnja juaj qan shumë.
Qarja dhe zhurmimi: çfarë të presësh
Qarja dhe zhurmimi janë normale për foshnjat. Mesatarisht, foshnjat qajnë dhe zhurmojnë për gati tre orë në ditë – ndërsa disa për shumë më gjatë se kjo. E qara e arrin kulmin kur foshnja është gjashtë javë dhe më pas pakësohet gradualisht derisa foshnjat rriten.
Pjesa më e madhe të qarave dhe zhurmimit duket se ndodh në pasdite dhe në mbrëmje vonë, megjithëse kjo mund të ndryshojë nga dita në ditë.
Foshnjat më të vogla qajnë për shkak të temperamentit të tyre, cikleve të gjumit dhe mënyrës së të ushqyerit. Ndërsa foshnjat rriten, të qarat e tyre kanë të bëjnë më shumë me komunikimin me ju ose për diçka në mjedisin e tyre. Për shkak të kësaj, ka më shumë gjasa të ndodh gjatë gjithë ditës.
Është e natyrshme që ju të shqetësoheni për të qarat e foshnjës tuaj. Mund të ndihmojë të dini se shumica e foshnjave qajnë më pak nga mosha 3-4 muajshe. Kjo është një fazë që shpejt do të kalojë.
Shkaqet e dhimbjeve të barkut
Ende nuk dihet shumë për shkaqet e dhimbjeve të barkut.
Dhimbja e barku mund të shkaktohet nga stimulimi i tepërt. E qara mund të ndihmojë një foshnje të porsalindur të marrë kontrollin e mjedisit të tij/saj. Kjo është sikur foshnja juaj të thotë: “Mjaft! Thjesht do të qaj për ta ndal botën”.
Kjo mund t'ju ndihmojë të dini se shumica e foshnjave “me dhimbje barku” nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm fizik ose mjekësor për të qarë. Por nëse foshnja juaj është shumë e zhurmshme dhe qan, është mirë që të vizitoni mjekun për t’i përjashtuar shkaqet e mundshme në vijim:
- refluksi gastroezofagal - një shkak i rrallë, por i mundshëm i të qarave
- infeksioni - për shembull, infeksione të veshit ose infeksione të traktit urinar
- hernia - për shembull, hernie inguinale ose kërthizore
- alergji - për shembull, në ushqimin e nënës ose në qumështin e lopës
- skuqje nga pelenat ose shkaktarë tjetër i irritimit.
Strategjitë qetësuese mund të përfshijnë:
- Marrja e foshnjës tuaj për një udhëtim në makinë ose në një shëtitje në një karrocë fëmijësh
- Ecni me fëmijën tuaj ose lëkundni atë
- Larja e foshnjës me ujë të ngrohtë
- Fërkimi i barkut të foshnjës tuaj ose vendosja e fëmijës tuaj në bark për një fërkim të shpinës
- Lëshimi i një audio të rrahjeve të zemrës ose tingujve të ulët dhe qetësues
- Ulja e dritave dhe kufizimi i stimulimit tjetër vizual
Kujdesi për prindërit
Kujdesi për një foshnjë që ka dhimbje barku mund të jetë rraskapitëse edhe për prindërit me përvojë. Disa hapa të thjeshtë mund t’ju ndihmojnë të kujdeseni për veten:
- Organizohuni me radhë me bashkëshortin/en ose partnerin/en ose mikun/en tuaj.
- Mos e gjykoni veten dhe mos harroni se është e përkohshme. Episodet e dhimbjes së barkut shpesh përmirësohen pas moshës 3 deri në 4 muaj.
- Nëse është e nevojshme, kontaktoni mjekun.