Masazhi i foshnjës: me fotografi

Fillimi me masazhin e foshnjës bërja masazh në pjesën e sipërme të trupit për foshnjat Bërja masazh të fytyrës dhe shpinës për foshnjat
Body

Fillimi me masazhin e foshnjës

Baby massage: in pictures

Masazhi mund të jetë qetësues për foshnjat. Sigurohuni që dhoma është e ngrohtë, fëmija juaj është i/e qetë, i/e pushuar mirë dhe vigjilent/e, dhe ju jeni të relaksuar. Provoni t’i bëni masazh pas gjumit, kur ia ndërroni rrobat, kur është në krevat, ose pasi ta lani. Mund të bëni masazh për 10-30 minuta.

Baby massage: in pictures

Hidhni disa pika vaji masazhues për fëmijë ose krem sorboleni në duart tuaja të ngrohta dhe masazhoni shputat e këmbëve të foshnjës. Ledhatojeni fëmijën në mënyrë të sigurt, të butë dhe të ngadaltë nga thembra deri te gishtat. Gjithmonë mbajeni njërën dorë mbi fëmijën. Nëse shihni shenja të reagimit alergjik ndaj vajit, fshijeni atë dhe vizitoni mjekun e përgjithshëm.

 

Baby massage: in pictures

Bëni ledhatime të gjata të ngadalshme në këmbën e foshnjës. Bëni masazh nga kyçi i këmbës deri në kofshë dhe mbi ije. Bëni masazh në të dy këmbët në të njëjtën kohë ose një nga një. Shmangni zonën gjenitale. Mbajeni këmbën e foshnjës nën gju dhe shtypeni butësisht drejt barkut për të ndihmuar në lëshimin e gazrave.

Masazhimi i pjesës së sipërme të trupit për foshnjat

Baby massage: in pictures

Filloni masazhin me duar në pjesën e sipërme të trupit në shpatullat e foshnjës. Bëni ledhatime të buta në drejtim të gjoksit.

Baby massage: in pictures

Masazhoni krahët e foshnjës duke i ledhatuar nga shpatullat poshtë drejt kyçeve. Mundohuni të mos i bëni me vaj duart e foshnjës. Nëse e bëni këtë, fshijani gishtat para se ai/ajo t’i fus në gojë.

Baby massage: in pictures

Nëse barku i foshnjës duket i butë, bëjini masazh me ledhatime rrethore, në drejtim të orës. Nëse foshnja nuk ndihet rehat, kaloni në hapin tjetër. Shmangni zonën e kërthizës, nëse nuk është shëruar kërthiza e foshnjës. Mos bëni presion në zonën midis thithave dhe barkut të foshnjës.

Masazh për fytyrën dhe shpinën për foshnjat

Baby massage: in pictures

Përdorni shputat e gishtave për t’i bërë masazh foshnjës në fytyrë. Lëvizni nga mesi i ballit të foshnjës, poshtë pjesës së jashtme të fytyrës së tij/saj dhe drejt faqeve të tij/saj. Bëni masazh lëkurën e kokës në rrathë të vogla.

Baby massage: in pictures

Përdorni një prekje qetësuese. Ndaloni masazhin nëse fëmija juaj nuk duket rehat. Shmangni masazhin nëse jeni shumë i/e tensionuar, ose nëse fëmija juaj është i/e mërzitur. Përkujdesuni që thonjtë tuaj të jenë të shkurtër.

 

Baby massage: in pictures

Nëse foshnja është akoma e relaksuar, kur të mbaroni së fërkuari pjesën e përparme të trupit të tij/saj, mund ta ktheni në bark dhe të përdorni ledhatime të gjata dhe të lëmuara nga koka deri te këmbët.