Shëtitja e parë me foshnjën

Një foshnjë mund të nxirret për shëtitje nga dita e 15-të e jetës, me kusht që të respektohen disa rekomandime. Qëndrimi i foshnjës jashtë përmirëson gjendjen e tij/saj të përgjithshme, humorin, gjumin, oreksin, rezistencën ndaj infeksioneve. Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga stina dhe kushtet klimatike.
Body

Çfarë duhet t'i kushtoni vëmendje kur dilni për shëtitje:

  • Ditën e parë, kohëzgjatja e rekomanduar është nga 5 deri në 10 minuta, fillimisht pranë shtëpisë, në ditët në vijim, gjatësia e shëtitjeve rritet nga 10 minuta.
  • Kohën e daljes rregullojeni sipas ritmit të foshnjës, mos e nxirrni fëmijën jashtë nëse është nervoz ose i uritur.
  • Foshnjat njohin botën përreth tyre përmes shëtitjeve. Imuniteti i foshnjës është shumë i dobët, prandaj janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të ndryshme.
  • Në ambiente të mbyllura, me shumë njerëz të pranishëm, foshnja ekspozohet më shumë ndaj mikrobeve.
  • Gjithashtu, tymrat, gazrat nga veturat dhe zhurma e trafikut janë të dëmshme për foshnjën, prandaj rekomandohet ta shëtisni në parqet të rregullta.
  • Kur bëhet fjalë për rrobat, foshnja duhet të vishet në përputhje me kushtet e motit, njëlloj si prindërit.
  • Sigurohuni të merrni me vete një çantë me rroba për foshnjën.
  • Mënyra më e lehtë për ta shëtitur foshnjën është me karrocë. Gjëja më e rëndësishme sa i përket karrocës është siguria dhe komoditeti.
  • Kur foshnja është shumë e vogël, merret për shëtitje në pozicion të shtrirë përballë personit që shtyn karrocën, për komunikim më të mirë.
  • Sapo foshnja të fillon të ulet, është më mirë të jetë e kthyer përpara, në mënyrë që të përmbush nevojat për të zbuluar mjedisin.