Aksesorë për udhëtime për fëmijë
Nëse udhëtoni me makinë gjatë verës, rekomandohet të udhëtoni herët në mëngjes, pasdite vonë ose gjatë natës, duhet të shmangni pjesën më të nxehtë të ditës.
Kur përgatiteni të udhëtoni me foshnjën, është e nevojshme të vendosni mbrojtëse të diellit në xhama të makinës. Në varësi të sezonit në të cilin udhëtoni, foshnja duhet të jetë veshur në përputhje me motin si dhe të mbrohet në çdo aspekt kur zbret nga makina. Sigurohuni të keni çantë me rroba rezervë, një batanije, pelena njëpërdorimshme, krem pelenash, peceta të lagura, disa qese për hedhjen e sendeve të pista dhe mbeturinave. Mbani në dispozicion çantën mjekësore të udhëtimit.
Nëse fëmija është dy vjeç dhe përdor jastëk, sigurohuni që ta merrni me vete.
Mund të mos arrini ta ndërroni fëmijën në tualet në zonat e pushimit, ndaj mbani gjithmonë me vete mbulesë ndërrimi që mund ta shtrini lehtësisht në sediljen e makinës për të ndërruar pelenën e foshnjës. Sigurohuni të përdorni dezinfektues duarsh dhe mbulesë njëpërdorimshe sa herë që e ndërroni foshnjën.
Nëse fëmija ha ushqim të ngurtë, rekomandohet ta mbani të freskët në frigorifer të lëvizshëm, përdorni termos për lëngje, merrni ujë mjaftueshëm.
Shpesh është e nevojshme të argëtoni foshnjën gjatë vozitjes në mënyrë që të mos shqetësoni shoferin. Shmangni dhënien e lodrave të forta fëmijës në automjet, pasi ato mund ta dëmtojnë fëmijën gjatë frenimit. Përgatitni muzikë, libra me figura, disa lojëra ose filma vizatimorë. Mund të bisedoni me fëmijët pak më të rritur për gjëra që shohin jashtë. Ndaloni shpesh për të pushuar dhe bëni shëtitje të shkurtër me fëmijën.
Nëse jeni duke blerë biletë treni, autobusi ose aeroplani, gjithmonë përmendni faktin që po udhëtoni me fëmijë të vogël dhe kërkoni t’iu rezervojnë ndenjësen më të përshtatshme.