Test i dëgjimit të të porsalindurve
Test i dëgjimit te të porsalindurit
Dëmtimi i dëgjimit është një nga anomalitë më të zakonshme të lindura. Dëmtimi i rëndë i dëgjimit prek 1 në 1000 foshnje të porsalindura, shumë prej të cilëve nuk kanë faktorë rreziku ose simptoma në lindje.
Si realizohet testi i dëgjimit?
Metoda më e përdorur për të kontrolluar dëgjimin e të porsalinduri është TEOAE (emetim kalimtar otoakustik). Kjo metodë është e thjeshtë dhe e besueshme, pa dhimbje apo shqetësim për fëmijën dhe zgjat për disa minuta. Kryhet duke vendosur një majë të butë për vesh në kanalin e jashtëm të veshit të foshnjës dhe duke regjistruar sinjalin në pajisje.
Trajtimi i fëmijëve me dëmtim të dëgjimit duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse arrinë të siguron rezultate të shkëlqyera në aftësitë e të folurit dhe gjuhës. Rekomandohet që ekzaminimi të kryehet deri në fund të muajit të 1-rë, diagnostifikimi i plotë në fund të muajit të 3-të dhe fillimi i rehabilitimit në muajin e 6 -të.
Për arsye praktike, pothuajse kudo, ekzaminimi i dëgjimit bëhet në spitalin e lindjes/maternitet.
Nëse fëmija nuk e kalon testin në maternitet, a do të thotë se ka dëmtim të dëgjimit?
Jo, nuk ka! Prania e lëngut amniotik ose verniksit në kanalin e jashtëm të veshit, zhurma në dhomë, e qara e foshnjës, madje edhe tingujt e lëshuar nga foshnja që thith ose merr frymë nëse hunda është e bllokuar, ndërhyjnë në ekzaminim. Nëse i porsalinduri nuk e kalon ekzaminimin fillestar, ai përsëritet pas disa javësh (ritestimi). Për prindërit është më praktike të bëjnë ritestin në maternitet. Nëse foshnja nuk e kalon ritestin, referohet për ekzaminim të mëtejshëm te audiologu. TEOAE është metodë e skiringut/shqyrtuese, që do të thotë se nuk përdoret për të përcaktuar diagnozën, por për të zbuluar nëse foshnja ka nevojë për ekzaminim shtesë.
Testimi i dëgjimit në maternitetin nuk është i mjaftueshëm për të gjithë fëmijët. Disa foshnje kanë nevojë për monitorim dhe testim të mëtejshëm të dëgjimit edhe pse kanë kaluar testin në maternitet. Bëhet fjalë për foshnjet në rrezik të dëmtimit të dëgjimit: foshnje të parakohshme, fëmijë me asfiksi të rëndë në lindje, me anomali të tjera të lindura, fëmijë që janë shëruar nga meningjiti bakterial, fëmijë nga familje me shurdhim trashëgues, etj.
Ekzaminimi në spitalit të lindjes zbulon vetëm foshnjat me dëmtim të dëgjimit në lindje. Te disa fëmijë dëmtimi manifestohet më vonë ose është i lehtë. Përkundër kalimit të testit në spitalin e lindjes, është ende e nevojshme të monitorohet se si fëmija reagon ndaj tingujve, zhvillimi e të folurit dhe sjelljes, si dhe të kontaktoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur nëse dyshoni se fëmija nuk dëgjon. Nëse në familje shurdhimi është i trashëguar, humbja e dëgjimit mund të shfaqet edhe më vonë dhe këta fëmijë duhet të jenë nën mbikëqyrjen e një audiologu.
Pse është e rëndësishme të zbuloni në kohë dëmtimin e dëgjimit
Shumë e rëndësishme është që dëmtimi i dëgjimit të njihet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur vonesën në zhvillimin e të folurit dhe komunikimit. Rregulli 1-3-6 nënkupton që kontrolli i dëgjimit duhet të kryhet në muajin e parë të jetës, ekzaminimi dhe diagnostikimi i foshnjës që nuk e ka kaluar testin duhet të përfundojë në muajin e 3-të dhe rehabilitimi i funksionit të dëgjimit më së voni duhet të fillojë në muajin e 6-të të jetës. Në këtë mënyrë sigurohet që te fëmija të zhvillohen plotësisht aftësitë gjuhësore dhe të folurit, si dhe t’iu mundësohet realizimi i plotëi potencialit të tyre. Rehabilitimi i dëgjimit kryhet nga ekip audiologjik, me përfshirjen e profesionistëve të tjerë sipas nevojës. Nëse fëmija ka dëmtime të rënda bilaterale, ndonjëherë aparati i dëgjimit nuk është i mjaftueshëm, problemi mund të zgjidhet me sukses duke vendosur implant koklear.